Përse kur thua “Lalëzi ”, mëndja të shkon tek Ilir Meta ose tek Lulzim Basha, tek Sali Berisha apo tek ndonjë tjetër oligark i asaj kohe, kur pushtetin e kishte në duart e tij 1 njeri i vetëm. Janë dy fjalë, dy emërtime, janë dy vende magjike të hapësirave tona turistike, nga ku dy konkurentët aktualë të ish- opozitarizmit, kanë rezidencat e tyre, kanë vendbazimet e familjeve të tyre, apo dhe destinacionet nga ku dëfrejnë të rinjtë dhe të rejat e forumeve të tyre.
Ditët e fundit, propaganda antiqeveritare në Shqipëri, po kryesohet, si në asnjë vend demokratik nga kryetari i shtetit. Njeriu i pasurive marramendëse, është bashkuar me egërsi të pashembullt, në “betejën” e tij ndaj qeverisë Rama, me dështakun e përhershëm të fushatave elektorale, me humbësin e përjetshëm, duke dashur të bëhen faktor dominues.
Qasje të pështira, ndaj një taktike të servirur dikur nga Doktor Berisha, por që ndryshon në kohë. Të bashkuar rreth flamurit të “opozitarizmit” zhvatësit e votave dhe pasurive të këtij vendi, rrënuesit e pasurive të shqiptarëve, shkatërruesit e sistemit të drejtësisë, ekonomisë, financave, shkaktarët e vrasjeve përmes shkeljeve ligjore, duan me çdo kusht kaos në këtë vend.
Zaptuesve të Lalëzit dhe perlave të bregdetit, u ka ardhur dita, u është hapur goja, dhe mendojnë se “erdhi koha ti biem Ramës”. I tmerruar nga dyndja e SPAK-ut edhe në “oazet” e tij të paprekshme, Ilir Meta nuk po lë ditë, pa mbledhur gazetarët, pa u dhënë atyre “leksione demokracdie”, pa i bërë thirrje shqiptarëve të “ngrihen për Ndryshimin”.
Njeriu që solli risinë më negative të drejtimit në qeverisje sa ishte kryeministër, njeriu që u divorcua pabesisht nga Partia Socialiste duke i bërë gjithçka “hasha” Fatos Nanos, dhe duke themeluar LSI me “para xhepi”, sot jep leksione si “duhet të punojë qeveria”, duke kërkuar ndryshimin . Cilin ndryshim, cilën kohë , kërkon të sjellë Ilir Meta?
Kohën e tij, kur ishte kryeministër, apo kohën e Doktorit kur ishte bashkqeverisës me PD ? Të dyja kanë damkën e zezë të korrupsionit e grabitjeve të pasurive të shqiptarëve. Kur thua “Lalëzi” mëndja të shkon tek Iliri, Doktori, Lulzimi, apo dhe tek ndonjë pronar mediash, që ata e kanë trajtuar si “vegël qorre”, e kanë shtrydhur si limoni, dhe pasi e flakën, i bëjnë avokatin.
Ajo ç’ka po bëjnë, prej nisjes së pandemisë deri sot, (apo edhe më herët) dhe që po e vazhdojnë ta bëjnë me zell të madh, duke penguar gjithçka bën qeveria dhe kryeministri Rama, ndoshta është shërbimi i fundit që pashallarët e Lalzit, po i bëjnë vehtes derisa një ditë të mbyllen në qelitë e ftohta të 313.
“Mos u dorëzoni para pushtetit dhe pronarëve” do tu kërkonte Ilir Meta gazetarëve. Sa e turpshme, sa e dhimbshme, dhe sa trishuese, tek sheh miliardierin në krye të Presidencës, të tallet dhe të luajë me ata që e “sajdisin”, me ata që e bëjnë batutën e tij “kokë të lajmit” edhe pse nuk e meriton.
Mos e lini o te spakut te bej me ham ky likemon
PërgjigjuInsideout i poshter dhe fytyre tipike idioti te lindur
Përgjigju