Ilir Meta këndon me çifteli në
emisionin 'Xing me Ermalin'/VD

30 Dhjetor 2017, 14:06| Përditesimi:

  • Share
Presidenti Ilir Meta ka pranuar ti përgjigjet sfidës me Ermal Mamaqin në emisionin “Xing me Ermalin”.

Emisionin e kaluar Mamaqi i kërkoj Metës ti binte çiftelisë dhe të këndonte, po ashtu ka pranuar të shtrihet pranë ballave me kashtë për të biseduar ku dëgjohet duke thënë “ Ishalla nuk çmendet ai shoku nga Koreja e Veriut” për Kim Jong-un. Në fund të emisionit Ermal Mamaqi i ka sjellë vajzën e vogël për ti bërë disa pyetje që do të donte t’ia bënte vetëm për vetëm.

Ja ç'shkruan Mamaqi:“Në të Xing me Ermalin e festojmë që sot Vitin e Ri. Presidenti i vendit Ilir Meta, Era Meta, Blerim Destani, Noizi, Anxhela Peristeri, Oriola Marashi,Xhevdet Jashari, Varrosi etj. në një natë të mbushur me humor të jashtëm...” shkruan ai në rrjetin social.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?