Për të shpëtuar mijëra banorë të Leningradit, sovjetikët tentuan të përdorin kalimin përmes liqenit Ladoga. Përmasat e tij janë të tilla saqë sheh horizontin dhe jo bregun përtej. Teksa anijet e vjetra tejmbusheshin me qytetarë, kaosi por edhe lajmet e keqija që vinin nga fronti me gjermanët e bënin situatën gjithnjë e më tepër pesimiste. Sipas të thënave, një komisar mori altoparlantin dhe njoftoi se më në fund trupat sovjetike kishin marrë sërish kontrollin mbi portin e Ladogës duke lënë të vrarë qindra nazistë. Brohoritjet bënë që kaosi të shuhej për disa orë, derisa njerëzit u ftilluan se Ladoga ishin ata vetë, ku s’kishte këmbë pushtuesi. Por kaq mjaftoi që morali mes turmave të ngrihej dhe për orë të tëra të vendosej qetësia.
Ilir Meta ka nxituar dje të shpallë fitoren për debatin që ai ka memazhorancën rreth Gjykatës Kushtetuese. Duke e lexuar sipas nevojës opinionin e Komisionit të Venecias, ai madje ka nxjerrë stafin e tij me bluza të stampuara. Nuk dihet arsyeja se pse e gjithë Presidenca duhet të mbështesë një opinion ligjor përmes veprimeve të tilla. Përveçse qesharak, një akt i tillë tregon se sa dobët është me propagandën ai që herë vishet si Venecia, e herë si Selltiku i Skocisë. Por duke u ndalur te thelbi, opinioni i Venecias për emërimet në Gjykatën Kushtetuese shprehet qartë se “Presidenti e pezulloi procesin në mënyrë të njëanshme”.
Bëhet fjalë për rastin e Arta Vorpsit, që Meta e refuzoi dhe luftën e tij e çoi më tej, duke publikuar mesazhe konfidenciale me ndërkombëtarët. Por kaq mjafton për të mos e lexuar të gjithë raportin dhe për të kuptuar sesi Ilir Meta e përdori rastin e Arta Vorpsit për të krijuar alibinë e shfaqjes që pasoi.
“Dashnori” i Integrimit, aq sa këtë fjalë ia ka vënë emrit të partisë së tij, është personi që e ka lënë këtë vend pa ministër të Jashtëm në pikën më kulminante të negociatave me Bashkimin Evropian. Prej këtij shembulli dhe të tjerave para dhe pas, duhet kuptuar se personi i interesuar për mungesën e Gjykatës Kushtetuese është vetë Presidenti.
Me parimin se “i ra bixha” pa Gjykatë, Meta tentoi ta lejë vendin pa ministra, pa zgjedhje dhe pa ligje. Ndryshe nuk do të kishte si të shpallte “fitoret” që kur doli në gjunjë para militantëve të Partisë Demokratike dhe u përbetua për shpërndarje të Kuvendit.
Në thelb triumfi që shpalli dje Meta është thjeshtë një përpjekje për të mbajtur opozitën në vallen e politikës. Për të legjitimuar tubimin e 2 Marsit, por edhe për t’i thënë ndërkombëtarëve me gojën e Venecias se kërcënimet e tija ishin të drejta. Ilir Meta nuk po kërkon të vendosë qetësi apo drejtësi përmes interpretimit të Venecias, por të ngrejë moralin e opozitës.
Por historia në Ladoga ndodhi 78 vite më parë. Shumë larg në kohë. Shumë larg me selinë e Presidencës./ Javanews
Me hyn ne pune , politika ,pozite-opozite , presidenca , qeveria sa gjithe shqipetareve te ndesrshem dhe punetor . E them kete se ka plot te tjere qe jetojne me gjakun dhe djersen e te tjereve , dhe ky eshte hobi i tyre .Kur fiton ligji , fiton gjithe shqiperia , kur fiton individi -cilidoqofte- humbet populli . Gazetari eshte nje person publik , qe kur thot te verteten , nuk mban pergjegjesi per ato qe thot ,informon saktesisht popullin ; Kurse kur tjeterson te vertetat , mashtron popullin dhe e fut ne qorrsokak te qellimshem ate . Shkrimi i me siperm dukshem , sulmon nje individ dhe mbron nje tjeter , ne nje kohe kur duhet te qartesohet ; C'far fitoi apo humbi , ligji dhe institucioni i presidences , dhe c'far fitoi apo humbi , institucioni i qeverise dhe zbatimi i ligjit ?.Sa per ministrin e jashtem besojse kemi , eshte vet KM , shume me mire se c'do te ishte ndryshe . Nese z president eshte i vetkenaqur , e po mir ; Kurse triumfator eshte ligji dhe institucioni i presidences , ndaj neperkenbjes se ligjit dhe kushtetutes . Sa per opoziten , askush te mos futet ne ngerc , le te merakosen ata qe e drejtojne ; Ne i japim voten , nese eshte e aft te drejtoje shoqerine dhe ekonomine ,ne te kundert populli ja jep voten partise qe i ka aftesite dhe mundesite te na drejtoje . E vetmia gje qe populli mund ta beje me mire , eshte te zgjedhe politikat qeverisese .
PërgjigjuMeta HAJDUT HAJDUT. HAJDUT
Përgjigju