Partia e Lirisë është e majtë apo e djathtë? Ilir Meta pa përgjigje: Është patriotike dhe ultra demokratike! Lulushi, aleancë me Ramën që në 2014-n

26 Korrik 2022, 13:03| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 21:39

  • Share

Ilir Meta ka prezantuar sot logon e Partisë së Lirisë, ish Lëvizja Socialiste për Integrim. Ngjyrat kuqezi dominojnë në logo, si vazhdimësi e politikës nacionaliste që Meta lançoi dje. Ai është pyetur nga gazetarët nëse është parti e djashtë apo e majtë Partia e Lirisë dhe nuk pati një përgjigje por tha vetëm se është parti patriotike. 

"Ne nuk jemi parti nacionaliste por një parti ultra demokratike. Referendumi është garanti i rikthimit të Shqipërisë në Kushtetutën më të mirë që ka pasur ky vend, në atë të vitit 1998", tha Meta. 

Ish Presidenti tha se vendi "ka nevojë për armë lirie. Gjithë kjo arrogancë tallëse dhe përçmuese. Gjithë ky patronazhim për të kontrolluar edhe mendimet edhe idetë e të gjithë shqiptarëve. Partia e Lirisë po vjen si një reagim ndaj kësaj shtypjeje të pabesë dhe të pamerituar ndaj shqiptarëve”. 

Teksa nënvizoi se aleanca e ish-kreut të PD, Lulzim Basha, dhe Kryeministrit Rama sipas tij ka që prej vitit 2014, Meta tha se reforma e kaluar territoriale u bë më konsensus të plotë të Bashës, me qëllim edhe për të luftuar LSI. Pavarësisht se ka më pak se 24 orë në krye të saj, Meta e ka gjetur strategjinë sesi të rrëzojë Edi Ramën nga pushteti, i cili sipas ish aleatit, e ka zhytur vendin në korrupsion galopant.

Non  grata e Sali Berishës në SHBA dhe Britaninë e Madhe nuk e shqetëson, duke rikonfirmuar edhe një herë bashkëpunimin me ish kryeministrin.

“Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet e SHBA-ve. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës”, tha ai.

Meta zbuloi edhe prapaskenat e një bisede mes tij e Lulzim Bashës, në kohën kur ishte në krye të shtetit, kur i ofronte këtij të fundit pakte dhe leksione sesi të bënte opozitë.

“Ajo që ka ndodhur ka qenë një bashkëpunim i të dyve, që gjoja me një përplasje artificiale ky digjte palmën këtu dhe ai bënte miting në Berat për të shkuar te ai rezultat i zgjedhjeve të 25 qershorit. Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje”, tha Meta.

Në konferencën për mediat, Meta pranoi se nuk ka pasur urime nga ndërkombëtarët për rikthimin në krye të partisë së tij.

Ora 14:11
Berisha Non grata nga dy superfuqi, Meta: Mos më pyesni më për këtë! Nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama

 

Drejtuesi i Partisë së re të Lirisë, Ilir Meta është pyetur sa i përket shpalljes non grata të Berishës. Ai është shprehur se Berisha nuk ka shkelur ligjet e SHBA-ve ndryshe nga Rama.

‘Mos më pyesni më për Berishën Non Grata sepse këtë përgjigje kam. Këto janë pyetje nga Edi Rama. Për një gjë jam i sigurt se Berisha nuk ka shkelur asnjëherë në ligjet eSHBA-ve, ndryshe nga  gruaja e Bilalit i shkeli të gjitha dhe e mbylli me një marrëveshje çështjen e tij. Dhe unë s’kisha ç bëja kur bashkëpunova me PS. Nuk do bashkëpunoj me asnjë pavarësisht Non gratave ne kemi interesin tone, nuk kemi për të bërë lojërat e Ramës.’

Ora 14:06
‘Bëj sikur mërzitesh”, Meta: Aleanca Rama-Basha që prej reformës territoriale në 2014-n, punonin kundër LSI

1658836875_55c22a34fdc54064b49067a6cc14f6d1.jpg

Ilir Meta thotë se aleanca e Bashës me Ramën ka nisur që në reformën territoriale të viti 2014. Sipas tij gjithçka e bënë për të punuar kundër LSI.  

“Harta territoriale e u miratua me konsensus të plotë Rama-Basha. Bashkëpunimi dhe aleanca e tyre është më e hershme se 17 maji. Unë atëherë i kërkova vazhdimisht z. Basha që të përfshihej në këtë reformë sepse nuk do të kalonte asgjë pa miratimin e PD. Unë kam insistuar dhe i kam çuar atij të ndjerin Bashkim Fino dhe Petrit Vasilin dhe të diskutonin, që të sillte edhe një projekt. I kam thënë silleni hartën e re me kritere, dhe do miratohet ajo që doni ju.

Ai kurrë nuk solli një projekt. Kjo sepse kishte rënë dakord me Ramën. I thoshte Rama: “Bëj si i mërzitu ti por pranojë këtë, dhe unë do të mbështes ku do të ketë kandidatë LSI-ja. Ti për të humbur për të humbur ke”. Kështu që marrëveshja ka qenë që në atë kohë”, tha Meta.

Ora 13:58
Meta: Le të punojnë të rinjtë dhe t’ia marrin PD-në Berishës

 

Për Ilir Metën, të rinjtë shqiptarë kanë frikë nga vota e lirë, ndaj edhe pas 30 vitesh në politikë Sali Berisha dhe ai janë protagonistë kryesorë. Duke iu përgjigjur një pyetje të gazetarëve sot, ai folir edhe për largimin e Berishës nga politika. Ai tha se të rinjtë duhet të punojnë më shumë për t'ia marrë partinë Berishës. 

“Problemi është se vidhen, me firmat e të vdekurve merren miliona euro. Ndërkohë që për një kamerier shkon banda e tatimeve dhe i mban peng dhjetëra e mijëra biznese.  Problemi i tyre është së dyfishohen makinat dhe përgjysmohet karburanti dhe që është më i shtrenjtë se në Ukrainë. Problemi i tyre është se shumë të rinj që janë marrë me politikë kanë frikë nga vota e lirë.  Të rinjtë të punojnë më shumë se Sali Berisha dhe t’ia marrin partinë. Ta denoncojnë mafian, krimin, korrupsionin se Sali Berisha. Jo të rrinë si yzmeqarë patronazhistë. Këto janë problemet”, tha Meta.

Ora 13:55
Meta ‘zbulon’ se si e mësonte Bashën për të bërë politikë: I thashë, Lulush hajde këtu ti, e rregulloj unë këtë punë

 

Në konferencën për media Meta sërish ka sulmuar Bashën po kësaj radhe ka zbuluar sesi e mësonte gjatë kohës që ishte president ish kryetarin e PD-së të bënte rolin e opozitës.

Kur Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit e kam thirrur Lulushin, hajde këtu ti. Mblidh opozitën ti tani se janë prishur rregullat e lojës, do i dalim përballë. E mos ki merak se i dal unë përball, vetëm ti do i thuash shqiptarëve që ky është Presidenti. Unë do jem prapë President kurse ti do jesh Kryeministër me zgjedhje.

Por organizimin merre vete në dorë. Se prishja e marrëveshjes së 5 qershorit ishte grusht shteti”, deklaroi Meta.

Ora 13:40
Meta: Nuk është problem kush do jetë partia e parë e opozitës! Nuk kam konkurrencë me Berishën

 

Pyetjes së gazetares së Report Tv Danjela Malokut lidhur me kryesimin e njërës parti në frontin opozitar Meta i është përgjigjur se nuk ka rëndësi dhe se nuk ka konkurrencë me Berishën.

‘Nuk është ky problem se kush do jetë partia e parë e opozitës. Dhe nuk je gjë tjetër veç bishti i mazhorancës. Nuk kam unë konkurrencë me zotin Berisha. Nëse do kemi një është lufta ndaj korrupsionit. Ftoj miq dhe partnerë që çdo informacion ta sjellin te Ilir Meta dhe partia e Lirisë.

Jo thjesht për të dëmtuar qeverinë. Por si Partia e Lirisë do të ndezim flakët e demokracisë, të jemi të gjithë të lirë. ‘- tha Meta.

Ora 13:31
Partia e Lirisë e majtë apo e djathtë? Meta nuk jep përgjigje

 

I pyetur nëse partia e Lirisë është e majtë apoe djathtë Meta numk ka dhënë në përgjigje

 ‘Partia e Lirisë për aq kohë sa unë do të jem asnjë sekondë nuk do bojkotojë zgjedhje asgjë. Unë nuk jam naiv të kem demokraci daneze në Shqipëri. Është e mirëpritur të marrë pjesë në të gjitha zgjedhjet dhe në të gjithë opozitën e vërtetë.
partia e lirisë është liria, kushtetuta është e majtë apo e djathtë. Është gjithëpërfshirëse.’- tha Meta 

 

Ora 13:29
Meta: Rama vazhdon të japë miliona për koncesionet! Situata është  e rëndë edhe në dogana e tatime

 

Ilir Meta tha sot se edhe pse vendi është në situatë të rëndë ekonomike qeveria vijon jep miliona për koncesionet.

“Qeveria nuk ngurron të vazhdojë të paguajë miliona euro për inceneratorët, koncesionet grabitqare, tenderat me dhjetëfishin e çmimit dhe të marrë borxhe të njëpasnjëshme për të mbështetur oligarkët dhe klientët e saj fitimprurës. Situata tepër e rëndë që ka kapluar shtetin dhe në mënyrë të veçantë sektorët që lidhen me krijimin e të ardhurave, provohet edhe nga skandalet më të fundit në një sektor shumë delikat, siç janë doganat shqiptare ku situata paraqitet realisht skandaloze. Drejtimi i Doganave me kontrabandistë që do të luftojnë gjoja kontrabandën, nepotizimi flagrant në administratën e këtij sektori, me familjarë nga më të afërt, me fëmijë, burra, dhëndurë, në konflikt të hapur interesi, si dhe abuzimi me të ardhurat shtetërore ku sipas raportimeve në media, në çdoganime të caktuara, shtetit i humbasin deri në 80% të të ardhurave, tregon qartë që çdo sektor i qeverisjes është kthyer në një burim abuzimi, përfitimesh private dhe të paligjshme.

Kjo Qeveri që vetëm vjedh dhe grabit qytetarët përditë, duke ja u bën të pashpresë të ardhmen, është edhe arsyeja pse të dhënat më të fundit të EUROSTAT, raportojnë jo vetëm dyfishimin e kërkesave për azilkërkim në vitin 2022, por edhe një rritje prej 108% të kërkesave për periudhën janar-maj, krahasuar me 5 mujorin e parë të vitit të kaluar”, tha Meta.

Ora 13:23
Meta në konferencë për mediat: Armiku kryesor është korrupsioni duhet të fillojmë shpejt punën

 

Ish presidenti Ilir Meta në një konferencë për media ka theksuar se duhet të fillojnë shpejt nga puna pasi vendi ka armik kryesor korrupsionin.

‘Dua të falënderoj gjithë intelektualët si Agim Nesho e të tjerë. Janë të mirëpritur të gjithë ata që mendojnë se nuk mund të qëndrojnë indiferent dhe mënjanë në këtë moment historik. Aleati më i madh i kësaj kriprokracie është indiferenca e popullit dhe intelektualëve.

Mendoj se tani duhet të fillojmë nga puna sepse për fat të mirë tani nuk e kemi më atë kostumit që na sillte atë pyeten a i lejohet presidentit të bëjë gjëra të tilla?

Armiku kryesor i demokracisë është korrupsioni dhe është pikërisht ky që e ka rrënduar situatën e çdo shtetari. ‘- tha Meta.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • beqo: 27/07/2022 18:24

    partia pa busull polike parti matrapazesh

    Përgjigju
  • Moni: 27/07/2022 18:19

    partia e lirise eshte parti klienteliste

    Përgjigju
  • Iris: 27/07/2022 02:27

    Partia e lirise eshte ne fakt parti e eres,se ndryshon ane sipas interesit.Likja nuk e pranon me ze te larte,sepse synon prape te beje akrobaci politike.Sa per logon,mendoj se eshte me e pershtatshme per ndonje kompani fluturimesh.

    Përgjigju
  • Ben: 26/07/2022 17:44

    Likja i ka partite si firma private,company.Ben mire ti rregjistroi ne QKB,jo ne gjykate.

    Përgjigju
  • Berti: 26/07/2022 17:30

    Mendova se SPAK gjate kohes qe ishte president nuk donte te njolloste postin ndaj nuk vepronte. Por ky duhet arrestuar nje moment e me pare, sepse ka bere mjaftueshem te kallet ne burg. Pale pastaj del e shet moral ndershmerie.

    Përgjigju
  • AltinTop: 26/07/2022 17:24

    Kshu qeshnim dhe me Ramen para se te vinte ne pushtet.. Meta eshte qen i vjeter…kini kujdes!!

    Përgjigju
  • denis: 26/07/2022 16:44

    Partia e Lirise e Like floririt. Vetem budallenjt dhe minorenet mund ta besojne Like hajdutin dhe vrasesin.

    Përgjigju
  • Taypi: 26/07/2022 16:33

    Po ik or like hajduti.. Nuk u ngope me floririn qe vodhe ça do me tani.. Populli ta mori heren.. Nuk behet shqiperia me ju mostra.. Ti monen e berisha turi kali.. Ne burg e kini vendin.. Shko futi no nje kastravec mones se i kane rene gjoksi gjer te barku

    Përgjigju
  • klodi: 26/07/2022 16:27

    Like rri aty se mjaft negativitet i ke dhene vendit

    Përgjigju
  • Krani: 26/07/2022 16:19

    Keto mashtruesa sduhet te jene fare ne keto pune jane keqberes e djathta bashke me ilirin jane pislleku i ketij populli

    Përgjigju
  • dritan: 26/07/2022 16:18

    Po mor po me vjedh di qeveria poo me at mendje rri ti Kush ka vjedh e kush akuzohet

    Përgjigju
  • Agron: 26/07/2022 16:17

    Situata te tilla vetem nga koka e metes dalin,ska faj se i dha shume stres presidenca se perballon dot i gjori

    Përgjigju
  • Krajl: 26/07/2022 16:17

    Obobo la presidencen ky ju fut prap partise se vet te lodhur ik o meta bashk me saliun futini nai meze se keni marre fund

    Përgjigju
  • dioni: 26/07/2022 16:17

    Si kur ishe ne postin e presidentit qe sbone asgj urojm mos ta fundisesh dhe partin

    Përgjigju
  • flori: 26/07/2022 16:16

    Edhe thot parti asnjeanese dhe thot berisha nuk ka shkelur ligjet po pse mer burr e mbron kot

    Përgjigju
  • Taulant: 26/07/2022 16:16

    Z.Meta duhet te ishte ne burg tani qe po flasim po ca ti besh rri akoma verdalliset ne brockulla

    Përgjigju
  • Klodian: 26/07/2022 16:14

    Kriminel si puna jote normal qe do flase kunder rames e punes qe ai po ben, te vjen inat qe ai po ben ate qe ti as ne enderra nuk do e arrije dot o hajdut i vendit

    Përgjigju
  • Ilir: 26/07/2022 16:14

    kur do e kuptosh ti e berisha bashke qe ju ka ikur koha ju qe te merreni me politike se vetem shkaterrim te metejshem doni ti sillni ketij vendi

    Përgjigju
  • Matilda: 26/07/2022 16:12

    Po ik o zemra vazhdo fol per punen e Rames ate bej se ske pune me te mire se te japesh mend kot

    Përgjigju
  • Erjona: 26/07/2022 16:11

    Tani qe i nderrove ti emrin ne fakt do te marrin seriozisht njerezit ty o injorant

    Përgjigju
  • sara: 26/07/2022 16:01

    Kriminelat me te medhenj flasin per Ramen.Ja qe budallalliku nuk ka fund tek iliri dhe saliu cfare nuk presim nga ju.Ishalla ju perpin toka te dyve.

    Përgjigju
  • PPSH: 26/07/2022 16:00

    Partia e lirise njoni , shpia lirise tjetri , para partizane ta pastrojme shqiperine nga keto komuniste

    Përgjigju
  • aila: 26/07/2022 15:59

    ti je kokrra kriminelit e ke goj flet per ramen.Ishalla ha burgun sa me shpejt o pler.

    Përgjigju
  • Like goldi: 26/07/2022 15:59

    Un e kam ne terezi po ja ndrroj iher emrin partise edhe KCK

    Përgjigju
  • dea: 26/07/2022 15:58

    ju i keni bere shqiperise dhe qytetareve me te keqijat e cfare mund te presim ne tjeter nga paftyresia juaj

    Përgjigju
  • era: 26/07/2022 15:58

    po ik o kriminel kush te degjon ty se cfare thua.

    Përgjigju
  • arta: 26/07/2022 15:57

    Po pse jeni kaq injoranta.Gjthmone e ktheni muhabetin te Rama.Po mbani more pergjegjesite e krimeve tuaja pse duhet te flisni per Ramen gjithe kohes.

    Përgjigju
  • Brikena: 26/07/2022 15:53

    Ik more horr i ndrove vec logon dhe zgjodhe nji ngjyr me te erret e tani sillesh sikur esht parti tjeter

    Përgjigju
  • Ardjan: 26/07/2022 15:53

    Bravo o ilir tani me kto partit tuaja nga skeni mbire sju vjen turp parti klienteliste

    Përgjigju
  • Brendon: 26/07/2022 15:52

    Po ta jap un pergjigjen esht nje parti leku nga te shkoj monedha shkon dhe partia

    Përgjigju
  • Blerim: 26/07/2022 15:51

    Ky vec i ndroi logon dhe tani e quan parti te re ca esht ky budallik o zot i madh

    Përgjigju
  • Mala: 26/07/2022 15:49

    Me mendime te roberuara ne Partine e Lirise.Vetem Ilir Mata mund te jete ne lojera te tilla.Pronen politike familjare LSI,ia la perjetesisht bashkeudhetares se deri tashme politike, me te cilen sot ndau rrugetimin politike.

    Përgjigju
  • SRB: 26/07/2022 15:41

    Partia e Lirise se Saliut, ultra e djathte do jete

    Përgjigju
  • Ben: 26/07/2022 15:40

    Iliri dha Sala kane mbaruar me kohe.Me ben pershtypje Luli Basha,edhe ky i mbaruar politikisht.Po si mer burri dheut,te bejne mut,Sala dhe Likja,dhe ti nuk e hap gojen fare,po fare.O Lul,dorzo mandatin e deputetit,e shih per ndonje pune tjeter se nuk je ti per politike.E di si te bejne ty keto halabaket politikane,ne fakt ta kane bere,te kercesh me nje kembe.

    Përgjigju
  • Miku: 26/07/2022 15:22

    Politikanet tane hyjne ne parti 30 vjec e duan te dalin ne pension aty, mundesisht si kryetare partie. Gjynof qe nuk lene vend per nje pol te trete progresist.

    Përgjigju
  • fredi: 26/07/2022 14:47

    O sa per te qeshur, dizajni i sigles eshte tamam balonrn tauke dhe keshtu do te eci por jeten do ta kete te shkurter.

    Përgjigju
    • Zen: 26/07/2022 17:35

      Shume e goditur. Kam qesh me lot. Balona tauke pa bisht e Ilir metes ta kishte bo tabake te pakten qe te dukej me I fisem

  • PSHURRkok: 26/07/2022 14:25

    Olike idjoti mblidhe veten e prite me gjakftotesi dekoraten tende nongrata se sje azgje tjeter vec nje tiger prej mu*i

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 14:20

    Rro o gjyshi madh,rro e degjo,po edhe shih tespihet e likesevdalliut si i ka mbledhur rreth ambasadoritleshnesho. Likesevdslliu!Sa nevoj paskemi per prurjet e tua ne kete vape vdekjeprurese. Po ruaje nje çike vehten se na duhesh,he tu befte nenokja skraparlie,qe kukurreci te piqet e helli mos digjet se na mori lumi likeee.

    Përgjigju
  • LORA: 26/07/2022 14:15

    Kusari me bllok ne dore rren vedin dhe nahijen e tij kusare ,se tuj nderru emrin e bandes lesh-e-liste ka nderru edhe sojin. Uroj qe shqiptaret ne shumice te cilesuar,me vullnetin e votes se tyre, t'a bejne te afert afatin e sikterisjes se bandes antishqiptare LSI nga ekranet dhe ardhmeria politike e Shqiperise tone.Kjo eshte detyre patriotike.

    Përgjigju
  • hani: 26/07/2022 13:57

    Hajduti bertet kapni hajdutin!!! Kaq budallenj i duket Populli ktyre maskarenjeve???? Ky eshte kulmi!

    Përgjigju
  • Arben: 26/07/2022 13:48

    Nuk eshte dhe nuk behet kurre patriot hajdudi dhe vrasesi,sado qe qirret e perbetohet,dhe ketu nuk e kam fjalen per hajdude ordinjer,qe vjedhin per buken e gojes apo te ndikuar nga nevoja per nje jete normale, por per hajdude qe kane vjedhur me miliarda dhe kane inkriminuar te popullin e thjeshte dhe te ndershmit me mashtrime dhe marifete te ndyra pushteti e te tipit mafioz. Nuk e kuptoj per çfare patriotizmi e ka ish presidenti, se shqiperia eshte e pavarur qe ne 1912 e çertefikuar nga gjithe vendet e botes dhe Kosova ne 2008. Jemi vend i Natos dhe kandidat per ne BE. Megjithate nje fjale e urte popullore thote,ujku mjegull do, keshtu e do ky, se mund te fitoje popullaritet tek ekstremistet dhe bandat.

    Përgjigju
  • Tjeiz fje: 26/07/2022 13:42

    Ja dhe nje parti qe ndrron emer si kriminelet, mafiozet dhe banditet. Kjo do jete si Vetevendosja e Albinit qe deshtoi ne Shqiperi, tani do binjakezohet me Skraparin qe te vetevendosin kta dhe jo te huajt. Taksirati yne te durojme Ramiun deri sa te vdese se Likja me Saliun ne opozite do jene.

    Përgjigju
  • ymeri: 26/07/2022 13:41

    PARTIA E HAJDUTIT -KERME NGA SKRAPARI,,DUHEJ TIA VIJE EMRIN.....

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 13:37

    Likesevdalliun e ka zene dizanteria,diarrea nga te dyja vërat, poshte edhe lart. Besojani sevdalliut se çpo heq pas nxjerrjes se menderjes nga bythorja presidenciale dhe nuk ka per ti pushuar kjo diarre deri sa ta shkoj ne "amëshim" pergjithmone me faqe te zeze. Lipsur qofte muhiptexhall(antikrishti)teqese! Amen ????

    Përgjigju
  • Fadili: 26/07/2022 13:14

    Po te mones do e bej sala!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?