Ilir Meta si kurrë më parë, rrëfen dy
dëshirat e mëdha shtrirë mbi kashtë

31 Dhjetor 2017, 09:08| Përditesimi:

  • Share
Duke kujtuar të shkuarën dhe netët kur kishte fjetur nëpër stane së bashku me çobanët, presidenti Ilir Meta rrëfeu se sa shumë e kishte marrë malli për atë eksperiencë, të cilën së fundmi mundi ta ripërjetojë shkurtimisht gjatë emisionit “Xing me Ermalin”.

Në një stan të improvizuar, ai së bashku me Ermal Mamaqin u shtrinë mbi kashtë dhe teksa “panë një yll që binte”, Ermali e ftoi Metën të shprehte një dëshirë, me të cilën ai ka shkaktuar të qeshura të shumta. “Më jep fjalën që do të më ndihmosh ta realizojmë së bashku.

Po nuk varet vetëm nga ty, varet edhe nga Ami.”-iu drejtua Mamaqit presidenti dhe pasi mori konfirmimin e moderatorit, tregoi dëshirën. “Kam një premtim të pambajtur që nga koha e LSI-së. Bëhet fjalë për të kurorëzuar edhe njëherë mikun tënd dhe të Bes Kallakut, Ard Daullxhiun!”-u shpreh Meta.

Ndërsa me rënien e një tjetër ylli, Meta tregoi dëshirën e dytë. “Mendova që të mos na shohin të shtrirë kështu pranë e pranë, se kushedi, s’do të pushojnë gojët e liga!”- u shpreh presidenti.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?