Lulzim Basha, kryetar i PD dhe Ilir Meta, president

Ilir Meta, si përçarës i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës

10 Janar 2019, 22:35
  • Share

Ajo që pritej ndodhi. Lulzim Basha ka dalë sonte në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Basha ka riprodhuar argumentat e Ilir Metës kundër Cakajt, duke u bërë kësilloj palë përçarëse Shqipëri-Kosovë.

Në fakt kjo nuk është se të habit, kur dihet se e shoqja e Metës është bashkëkryetare e opozitës, por, të kthehet kryetari i partisë më të madhe opozitare në një zëdhënës të të shoqit të bashkëkryetares, ngjan paksa amatorizëm politik. Por, mesa duket Basha është 1-shi për të qenë 2-sh dhe këtë e tregoi edhe sonte me pamaturinë politike duke u sjellë jo si kryetar opozite por si zëdhënës i burrit të aleates së tij politike.

Ndërkohë, nga ana tjetër kemi të bëjmë me një president (pozicioni i të cilit mbart mbi supe peshën e rëndë të unitetit të kombit), që duke shkelur kushtetutën dhe duke sulmuar një shqiptar të Kosovës si të paaftë për të qenë ministër i Jashtëm i vendit tonë, po tenton  për herë të parë përçarjen Shqipëri-Kosovë.

Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. Të dalësh krah Serbisë e Greqisë kundër një njeriu që përfaqëson shqiptarët e Kosovës dhe të nxisësh përçarje mes shqiptarësh duke luajtur lojën me spiunë, është të mos jesh simbol i unitetit, por i përçarjes.

Thënë të gjitha këto, Lulzim Basha që bën zëdhënësin e Metës dhe ky i fundit që është arkitekti i këtij skandali, janë pozicionuar në një krah, për të thënë se ai shqiptari i Kosovës nuk mund të jetë ministër i Shqipërisë. A është ky uniteti kombëtar? A është kjo politikë pro kombit shqiptar? Marrë nga Lexo.al

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?