Ka një situatë më shumë se komike, 48 orë pasi Erdogan vizitoi Tiranën. Ndërsa Sali Berisha doli me shpatë së bashku me Ilir Metën për tu krahasuar me Skënderbeun, tani ata po fshihen pas ministrave të Erdoganit për tu mbrojtur nga SHBA.
Është media e Berishës, që duket se ka zbuluar Amerikën, ku sipas tyre kjo e fundit paska anuluar sanksione ndaj dy ministrave të Erdoganit dy vite më pare dhe e krahasojnë me 'Non Grata'-n.
Kjo aleancë e çuditshme e Berishës me Erdoganin, edhe pse Presidenti turk s’ja vari as Berishës e as Metës, duket se synon të kapet në përplasjet e Presidentit turk me administratën amerikane për çështje që dy vendet kanë me njëri-tjetrin. Por që po t’i analizosh si Berisha ashtu edhe Meta, thjesht që zhyten më thellë.
Intervista e mbrëmshme e ambasadores Yuri Kim, për gazetaren Erla Mëhilli, e cila ka qenë edhe zëdhënëse e Sali Berishës, ka tronditur qarqet e medias pranë Berishës.
Aq shumë i ka tronditur kjo intervistë e qartë dhe e prerë, sa media e familjes së Berishës, thotë se Yuri Kim ja fut kot, që Non Grata nuk rishikohet, pasi në fakt edhe mund të rishikohet.
Domethënë, një zyrtare e SHBA mund të gabojë, kurse një media periferike që shpreh dëshirat e të ndëshkuarit nga Uashingtoni mund të ketë të drejtë.
Po çfarë ka thënë ambasadorja e media e Berishës. Ambasadorja Yuri Kim, ka dhënë një panoramë të plotë të aspektit ligjor sipas nenit 7031 për korrupsion të rëndësishëm, që është ushtruar për 200 zyrtarë të lartë në të gjithë botën. Ambasadorja ka cituar thjesht faktin se deri tani ka pasur zero rishikime, pra nuk bëhet fjalë për rikthim. Ç’ka e kanë bërë të ditur shumë zyrtarë e media, në të gjithë vendet ku është aplikuar ky sanksion.
Por Syri.net, thotë që Yuri Kim s’thotë të vërtetën, pasi ka raste kur SHBA kanë rishikuar vendimet e saj. E, në këtë rast i referohet një zhvillimi krejt të ndryshëm në rastin e Berishës.
Media pranë Berishës, thotë se qeveria amerikane ka ndryshuar apo rikthyer pezullimet ndaj dy ministrive të qeverisë turke, të cilave ju kishte bllokuar asetet në vitin 2019.
Media e Sali Berishës, ka sjellë si argument, disa raste kur Departamenti i Thesarit në SHBA, ka hequr sanksionet ndaj disa ministrive të qeverisë Turke, kur këta të fundit u akuzonin si financuese të luftës në Siri.
Bëhet fjalë për operacione konkrete financiare; që do të thotë në momentin kur dy ministri të qeverisë turke: ajo e Mbrojtjes dhe e Energjisë, në momentin që kanë financuar operacione në Siri u janë vënë sanksione. E kur këto dy dikastere e kanë braktisur këtë veprimtari, atëherë sanksioni, pra bllokimi i aseteve bankare nga Departamenti i Thesarit, është pezulluar.
Jemi pra në një rast ekstrem e shumë specifik, që realisht nuk ndodh rëndom, ku qeveria e SHBA bllokon asete qeveritare të një vendi aleat siç është Turqia. E në këtë rast tërheqja ka ndodhur në radhë të parë nga vendi i sanksionuar pra Turqia.
Kurse media e familjes së Sali Berishës, kërkon ta përdorë këtë shembull, si rast që Uashingtoni edhe mund ta mendojë që t’i heqë Berishës 'Non Gratën' për “Korrupsion relevant”, “minim të drejtësisë” e “dëmtim të demokracisë”.
Në këtë rast, pra sipas nenin 7031, SHBA nuk ka ndodhur asnjëherë në 200 rastet e miratuar deri tani që të rishikojnë ndonjë vendim të Sekretarit të Shtetit. Siç e deklaroi në mënyrë të qatë ambasadorja Yuri Kim, e siç e kemi bërë disa herë të ditur në shkrimet mbi këtë temë.
Megjithatë ngjan komike e gjithë kjo situatë, kur një ditë më parë Berisha doli si “Skënderbeu” i ditëve tona që i zhvesh shpatën “sulltanit” modern, e sot kërkon të gjejë strehë në sirtarët e vezirëve të tij… TemA
Berisha nje topmuti qe rrotullohet rreth Metes.
Përgjigju