Ekonomi

Rritën çmimin e miellit, importuesit edhe 1 vit nën monitorim! Zbardhet vendimi i Konkurrencës, si i shpëtuan gjobës 5 mln euro kompanitë që bënë monopol

21 Tetor 2021, 01:15| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 12:54

  • Share

Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë edhe për një vit në monitorim importuesit e mëdhenj të miellit te cilët i shpëtuan gjobës 5 milionë euro qe propozoi sekretariati i Komisionit te Konkurrencës pas shkeljeve të konstatuara.

Sipas vendimit te zbardhur ku ishte votuar kundër gjobës thuhet se edhe pse në hetimin e kryer mbi këtë treg u konstatua sjellje e bashkërënduar mes kompanive përcaktuese gjjithashtu të çmimeve, megjithatë përsëri nuk janë gjetur provat për ndeshkimin e tyre.

"Gjatë monitorimit është ndjekur e njëjta metodologji e përdorur në raportin e hetimit të thelluar për analizën e të dhënave të shitjeve mujore të depozituar nga ndërmarrjet për miellin nga gruri  i zakonshëm, i cili u mbyll me VKK nr. 700/2020, pasi nuk u gjatën prova që vërtetonin komunikimin apo ndonjë marrëveshje të shkruar ndërmjet ndërmarrjeve, për kushtet e tregtimit, fiksim çmimesh, burimet e furnizimit, apo çdo element tjetër që mund të kufizojë, të shtrembërojë, apo pengojë konkurrencën", thuhet në vendimin përfundimtar.

Argument tjetër i dhënë për mos ndëshkimin e këtyre kompanive ështe edhe fakti qe kompanitë nuk kanë të njëjtin fitim si rrjedhojë peshën në treg nuk e kanë të barabartë.

"Nga të dhënat e siguruara nga ndërmarrjet në monitorim, rezulton se norma e fitimit për  ndërmarrjet AgroBlend, Atlas Mills, Miell Tirana dhe Bloja për vitet 2007-2020 paraqitet në nivele të ulëta dhe të ndryshueshme ndër vite, për secilën ndërmarrje. Pra, ndërmarrjet nuk kanë mundur të sigurojnë të njëjtin nivel fitimi ndër vite, ndërkohë që normat vazhdojnë t’i kenë të ulëta. Madje, nga informacionet dhe deklarimet e depozituara në Autoritetin e Konkurrencës nga ndërmarrjet nën hetim e monitorim, rezulton se njëra nga ndërmarrjet ka periudha kohore të operimit në humbje", thuhet në pikën 15 të vendimit.

Por për mbylljen e hetimit të thelluar pa vëndosje gjobe kryetarja e këtij  institucioni, Juliana Latifi ka qenë kundër së bashku me  një anëtar të komisionit Eduard Ypi. Sipas tyre kompanitë duhet të ishin ndëshkuar pasi kishin dominancë në treg, kishin përcaktuar çmimet dhe kishin cënuar konkurrencën në treg. Si të mos mjaftonte, kishin propozuar edhe gjobat ne bazë të shkeljeve.

"Në këto rrethana, vlefta e gjobës për secilën kompani bazuar në Rregulloren “Për gjobat dhe lehtësimin prej tyre”, paraqitur nga ana e Sekretariatit është:

I. Për ndërmarrjen Agro Blend SHPK për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 7.11% të xhiros së ndërmarrjes, të vitit financiar paraardhës (2020) sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë.

II. Për ndërmarrjen Miell Tirana SHA për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 10% të xhiros së ndërmarrjes, të vitit financiar paraardhës (2020), sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë.

III. Për ndërmarrjen Bloja SHA për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 5.26% të xhiros së ndërmarrjes, të vitit financiar paraardhës (2020), sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë.

IV. Për ndërmarrjen Atlas Mills SHPK për mos moszbatimin e detyrimeve të sanksionuara në pikën III të VKK nr. 700/2020, gjoba është në masën 3.28% të xhiros së ndërmarrjes, të vitit financiar paraardhës (2020), sipas pasqyrave financiare në QKB, në vlerën XX Lekë" thuhej në vendim.

(Kilkoni këtu për vendimin e plotë nga Autoriteti i Konkurrencës)

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?