Arqipeshkvi Metropolitan i Dioqezës Tiranë-Durrës, George Frendo, promovoi librin “Bisedoj me miqtë e mi”. Ky libër shënon edhe 50-vjetorin e shugurimit meshtarak në Maltë (7 Prill, 1969), i rrethuar nga kleri, misionarët, motrat rregulltare edhe besimtarët e varfër. Gjatë promovimit të librit në Katedralen Katolike të “Shën Palit”, shkrimtari Visar Zhiti bëri, prof. ass.dr. Aljulja Jubani ndalën tek vlerat e tij, duke sjell në kujtesë edhe librin e parë në shqip, “Mesharin e Gjon Buzukut”, origjinali i të cilit ndodhet në Vatikan.
“Ju keni hyrë në historinë e popullit shqiptar. Natyrisht që ju e dini se gjuha shqipe është e lashtë, por është edhe gjuhë martire, sepse gjatë pushtimit osman u ndalua. Libri i parë shqip është “Meshari i Gjon Buzukut”, ku e vetmja kopje e tij origjinale ndodhet në Vatikan. Prandaj, imzot Frendo gjithë puna juaj është e vyer, jeni bërë shqiptar, nga ata më të mirët”, shprehet shkrimtari Visar Zhiti.
Ndërsa, 50 vite nuk janë pak për imzot Frendon, i cili rrëfen ka pritur të nesërmen, pa e ditur se çfarë situatash të papritura e prisnin.
“Është një aventurë dashurie, një aventurë e bukur, të cilën sikundër Abrahami, e diti çfarë po linte mbrapa, pa ditur se çfarë do të përballonte. Unë kam përballuar shumë situata, të cilat nuk i kisha imagjinuar kurrë”, shprehet Imzot George Frendo.
Vepra e imzot Frendos përfshin një seri shkrimesh, letrash baritore, ligjëratash dhe analiza, herë në formë të drejtpërdrejtë e herë alegorike dhe që ndiet nga një qëndrim i qartë edhe i vendosur në lidhje me çështjet e teologjisë.
“‘Ju do të njihni të vërtetën edhe e vërteta do t’ju bëj të lirë’”, këto janë fjalët e Jezusit... Por duke lexuar librin e imzot Frendos, nuk mundet që mos të vësh re se trilli që përshkon çdo shkrim të veçantë, në çdo rast përvijohet nga kërkimi, njohja edhe pranimi i së vërtetës”, shprehet prof. Ass. Dr. Aljulja Jubani.
Atë Bernard Caurana flet më imtësisht, se cila është përmbajtja e librit, që ndahet në katër kapituj.
“Natyrisht, që jo çdo shkrim ka të njëjtën peshë. Libri është i ndarë në katër kapituj. Pjesa e parë paraqet shkrimet shpirtërore, në shumicën e rasteve janë kumtesa. Ndërsa, pjesa e dytë ka tipare baritore. Pjesa e tretë përballë disa shkrime popullore që Frendo i ka shkruar në Maltë e më vonë në Shqipëri. Ndërsa, pjesa e fundit janë disa lutje, që autori ka shkruar për përdorim gjatë jetës së tij kishtare”, thotë Atë Bernard Caruana.
Promovimi i librit u shqipërua nga disa pjesë muzikore të artistëve të Katedrales së Shën Palit në Tiranë.