Edhe pse anëtarësia e Partisë Demokratike e përmbylli procesin e votimit për kandidatët për deputetë, në opinion vazhojnë diskutimet për një proces të dyshimtë dhe farsë. Por zëdhënja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa përjashtimet e disa emrave me rëndësi i shikon si pasojë e mos kalkulimit të saktë të zonës ku do të votohej kandidati. Ajo nuk përjashton as mundësinë se aksioni i udhëhequr nga këto emra mund të ketë ngjallur pakënaqësi në bazë.
“Përsa i përket atyre që morën votë kontestuese, duhen parë rrethanat dhe mënyrat e votimit. Por unë mendoj që secili prej tyre ka dhënë kontribut në PD dhe partia ka nevojë për kontributet e tyre. Ndonjëherë betejat e ndryshme opozitare mund të kenë ngjallur pakënqësi në një zonë më shumë se në një zonë tjetër. Ose një emër i caktuar mund të ketë kandiduar në zonën e gabuar. Duhet parë rast pas rasti, por ne nuk kemi asnjë emër për të humbur", tha Zhupa.
Në një gjë Zhupa është e bindur. Asnjë emër i të përjashtuarve nga anëtarësia nuk do të përfshihet në propozimet e kryesisë që do të përbëjnë 20% të listës finale.
“Kryesia do të ketë mundësinë të propozojë 20% të listës, emra të rinj të cilët nuk janë propozuar nga anëtarësia, por që janë zë i fuqishëm i përfaqësimit qytetar, intelektualizmit të cilët do ti bashkohen PD”, tha Zhupa.
Ka ende besim që vlerësimi i anëtarësisë do të merret parasysh edhe në renditjen përfundimtare të kandidatëve në listë.
“Duke qenë se ne kemi preferuar një listë 100% të hapur, nëse qëndrojnë ndryshimet e kodit zgjedhor, atëherë formula e renditjes do të bëhet edhe në bazë të asaj që kanë preferuar demokratët, nga i pari e deri te i fundit”, u shpreh ajo.
Në tjetër sfidë për partinë Demokratike është edhe mënyra se si do të bashkëpunojë me aleatët për të maksimalizuar votën, pas heqjes së koalicioneve. Por Zhupa shpreson në kthimin e ligjit nga Meta
“Beteja jonë është që deri në fund të arrijmë të bëjmë ndryshimin në Kodin Zgjedhor, pavarësisht se ka kaluar një fazë, duke shpresuar në kthimin e ligjit nga Presidenti Meta dhe reflektimin e mazhorancës, për një listë 100% të hapur me rend alfabetik, me një garë të barabartë për të gjithë”, tha Zhupa.
Pasi kjo të ndodhë PD do të marrë një vendim final nëse aleatët do të përfshihen në listat e saj apo ajo. Por cilido të jetë vendimi, kryedemokrati Basha duhet të marrë edhe pëlqimin e Kryesisë.
A e di njeri si perkthehet ne shqip fjala ruse "zhjopa",zhupa?
PërgjigjuKy e ka gjet Pd-ja Inen,kjo ka ikur pa leje nga idiotizmi.
Përgjigju