Inceneratori i Elbasanit, avokati kërkon pafajësi për Klodian Zoton: Iu bë gjyq publik, s`besoj te procesi i drejtë! S’ka imponuar asnjë ministër

20 Korrik 2023, 13:03| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 15:07

  • Share

Avokati i Klodian Zotos, biznesmenit të shpallur në kërkim për incineratorët, tha në gjykatë se nuk beson tek procesi i rregullt ndaj klientit të tij. Ardian Leka tha se Zoto ka ofruar vetëm konsulencë si avokat ndërkohë që prej vitesh po i bëhet gjyq publik. Nga ana tjetër avokati theksoi se vendimet për inceneratorët janë miratuar nga qeveria dhe jo nga ministra të përveçëm.  

Avokati i biznesmenit Klodian Zoto kërkoi pafajësi në seancën e radhës për konkluzionet e mbrojtjes në procesin për incineratorin e Elbasanit. Ardian Leka, që në fillim tha se e ka humbur besimin tek një proces i drejtë ndaj klientit të tij për shkak të përdorimit të emrit për një kohë të gjatë në media.

"Nuk guxoj të them se Klodian Zoto është burrë i mirë, gjyqi ndaj tij është bërë publikisht, ky proces është i paragjykuar. Nuk kam ndonjë shpresë për një proces të rregullt.’- tha Leka.

Në konkluzionet e mbrojtjes për Elbasanin, avokati foli edhe për heqjen e mandatit të Arben Ahmetajt, që SPAK e quan mikun e klientit të tij, Klodian Zoto.

‘U bë një gjyq mediatik, politik dhe publik me rastin e një ish-ministri apo deputeti duke i hequr imunitetin. Pak ditë më parë Kuvendi për të njëjtat prova, të njëjtët të akuzuar me të njëjtët emra, vendosi heqjen e imunitetit. Fajësia është shpallur publikisht dhe mediatikisht, qytetarët e kanë mësuar tashmë.’- u shpreh Leka.

Avokati theksoi se vendimet për inceneratorët janë miratuar nga Këshilli i Ministrave.

"Nëse e ka imponuar ministrin dhe si e ka bërë. Komisioni mund të ketë marrë vendim të ligjshëm, dhe këtu akuzohen anëtarët se "kanë menduar gabim". Nëse është kështu, komisioni nuk është hallka e fundit, në fund vendos Këshilli i Ministrave. Edhe ata paskan menduar gabim, por pse s'janë këtu atëherë? Kush janë aktet që e bëjnë vendimin e koncesionit të paligjshëm? Derisa vendimet janë marrë me VKM?".- tha Ardian Leka.

Avokati i Zotos tha se prokuroria duhet ti sqarojë gjykatës ku ndodhet fakti penal pasi biznesmeni ka dhënë vetëm konsulencë, madje shtoi se në shkresat zyrtare që ndodhen në dosje, klientit të tij i drejtoheshin me termin "Z. Avokat".

Mbrojtjen në gjykatë e paraqitën edhe Pëllumb Abeshi, Bardhyl Çabiri dhe Serafin Papa të cilët kërkuan pafajësi. Më herët konkluzionet i kanë lexuar edhe Lefter Koka, Alqi Bllako e Jonida Zeqo ndërsa nga të akuzuarit e inceneratorit të Elbasanit, pritet të japin sqarime njëra prej kompanive të sekuestruara si dhe Mirel Mërtiri përmes avokatëve të tyre. Konkluzionet e tyre u lanë për të enjten e ardhshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin basha: 21/07/2023 08:46

    Pse sdoli njeri tjeter per perpunimin e plerave por vete keta zoterinj?pasi mendoj qe asnje nuk ishte i zoti per ndertuar impiante moderne dhe gjera te bukra.kjo qe ndodhi erdhi si pasoje e xhelozive pasi k.zoto kishte arritur nje sukses por duke bere zhurme te madhe.me thoni nje biznesem qe ska bere fatura dhe shkelje?!ky eshte gjyq publik

    Përgjigju
  • beni: 21/07/2023 05:20

    kapeni dhe futeni edhe kete avokat shkerdhate ne burg...

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2023 01:57

    E ka imponuar duke e blere.Tere ato udhetime e qendrime ne hotele,per te mos folur per pronat.Qeveria vertet kishte bere plan te ndertonte inceneratoret,por si mund t'i thuhej jo nje Mertiri,apo Zotoje,kur i duhej te zgjidhte fituesin, kur Ahmetaj i mikluar prej tyre, ua kishte paraqitur qeverise si /te vetmit/,/te pazevendesueshmit/,me sakte si /Koci/ i teto Ollges?!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 20/07/2023 16:39

    Per aq kohe sa pjese te dosjes hetimore gjykohen nga publiku do te kete vendime e denimi e pa vend.Thuhet kush e njoftoi Ametajn qe u largua?Vete denancuesiit e akuzuesit i kane thene.Gazetaret thashethemexhinj Lala,Hoxha e plot te tjere qe me "hamendesit e tyre" mbushin faqe gazetash e ekranesh e kane shpallur denimin. Politika eshte e zhytur nekorrupsion,media po ashtu dhe nje popull i pa zoti te vendos per jeten e tij e ka cuar vendin ne buze te gremines.

    Përgjigju
  • Ledi: 20/07/2023 16:15

    A mbani nend te jete arrestuar SPAKU qeverise fte edhe nje hahdut te ish pushtetiti te PD dhe LSI kur kane nje mal me dosje?Njeanshmeri po shell coroditje ne opinionin publik.Hapni dosjet e Saliut ,Ilirit dhe klaneve te tyre dhe gjykojini nese jane te paster tregojini popullit dhe te rrine te qete.Me njaneshmeri nuk vazhdohet me drejtesine e re

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 20/07/2023 14:56

    Avokati Ka te drejte.Po te shkoje Ceshtja ne komisionin e venexias ,ATA dalin te pafajeshme,ndersa gjukata e vetingosur del teresisht e politizuar.ceshtje e paragjukuae ,e perdorues politikisht.Qe ketu gjukatesit duhet te kishte mbyllur ceshtjen.

    Përgjigju
  • Kosovari: 20/07/2023 13:34

    Avokati ka te drejte por eshte e kote. Ketu te gjithe duan koka turku ta haj kush ta haj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?