Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 6 vite e 8 muaj burg për Lefter Kokën! 4 vite e 8 muaj për Bllakon, 8 vite për Zoton! Kërkohet konfiskimi i pasurive

12 Qershor 2023, 11:18| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 15:59

  • Share

Prokuroria e Posaçme, paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit të Fierit. Për ish ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi 10 vite burg por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg, i njëjti dënim i kërkuar ndaj tij edhe në procesin për inceneratorin e Elbasanit.

Për ish deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkua 7 vite. Për shkak të pranimit të gjykim të shkurtuar prokuroria kërkon përfundimisht dënimin me 4 vite e 8 muaj. Ndërsa për Klodian Zoton, aksioner kryesor i koncesionarit të Fierit ende në kërkim u kërkua dënimi 12 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. 

Koka dhe Bllako mungojnë në seancë, kërkohet konfiskimi i pasurive
Prokurori Dritan Prençi lexoi sot pretencën ndërsa Lefter Koka dhe Alqi Bllako nuk kanë qenë të pranishëm në seancë por u përfaqësuan nga avokatët e tyre mbrojtës. Ata u njoftuan për masën e dënimit që kërkon prokuroria  në qelitë e burgut të Durrësit. Për pasuritë e vëna në sekuestro, SPAK kërkon konfiskimin e tyre dhe përjashtim për 5 vjet nga funksionet publike. 

Dënimet që kërkon SPAK

Lefter Koka - Ish ministri i Mjedisit - 10 vjet, me gjykim të shkurtuar 6.8 vite burg
Alqi Bllako - Ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit - Kërkohen 7 vite burg. Me gjykim të shkurtuar  4.8 vite burg
Klodian Zoto -  Administrator i kompanisë koncensionare - Kërkohen 12 vite burg. Me gjykim të shkurtuar të vuajë 8 vite burg
Pellumb Abeshi  Ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit  - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Florian Muçaj -  Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Azem Shatëri  - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 3 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Erjon Murataj  - Anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Sabina Cenameri - Anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit - Kërkohen 4 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arben Dervishaj - Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit  - Kërkohen 4 vite me gjykim të shkurtuar 2.8 vite burg
Loran Dusha 8 Administrator i Inceneratorit të Fierit (Në kërkim) - Kërkohen 8 vite burg. Është pranuar gjykmi i shkurtuar
Arjola Kodra - Administratore e Inceneratorit të Tiranës (Në kërkim ) - Kërkohen 3 vite burg, është pranuar gjykimi i shkurtuar
Arbër Denizi  - Administrator i PIVOT-04 (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Juri Imeraj - Administrator i kompanisë J.P.Y (Në kërkim) - Kërkohen 7 vite burg. Është pranuar gjykimi i shkurtuar
Regan Merdani - Administrator i 'Froggy”sh.p.k, ) - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar
Gentian Zifla - Administrator i 'Itneg”sh.p.k - Kërkohen 4 vite burg. Eshtë pranuar gjykimi i shkurtuar

SPAK kërkon ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon
Prokuroria ndër të tjera kërkoi ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon, i cili ka pasur funksionin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas atë të Drejtorit të Përgjithshëm të AKUM-it. 

Prokuroria i riktheu akuzën fillestare për “shpërdorim detyre” si funksionar i lartë shtetëor dhe jo si funksionar publik, gjë e cila rëndon pozitën e tij. Sipas avokatit mbrojtës të Bllakos, me rikthimin tek akuza fillestare, SPAK po bie ndesh me seancën paraprake si një nocion i ri i reformës në drejtësi.Dhe për ish-zv.presidentin e FSHF, Arben Dervishi, i cili në inceneratorin e Fierit ka pasur rolin e mbikëqyrësit të punimeve u ndryshua akuza nga korrupsion në sektorin privat në korrupsion publik. Megjithatë togat e zeza nuk u shprehen duke i thënë prokurorit të reflektojë edhe njëherë për ndryshimin e akuzës. 

Mbi të gjithë të përfshirët në dosjen e inceneratorit të Fierit, rëndojnë akuzat  për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash. Per Robert Shabanin u pushua akuza. Dhe për Enver Sheshi, administrator i një prej kompanive që dyshohet se lëshonin fatura për punë të pakryera, u pushua akuza pasi është ndarë nga jeta disa muaj më parë.

Seanca pë konkluzionet e mbrojtjes do të mbahet më 19 qershor dhe më pas e ka fjalën gjykata.

etimet për inceneratorin e Fierit u mbyllën dhjetor 2022. Sipas akuzave të SPAK për inceneratorin  e Fierit u paguan 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë, ndërsa 60 milionë lekë është dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit.

Gjykimi i shkurtuar
Më 29 maj 2023, Gykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pranoi gjykimin e shkurtuar për shumicën dërrmuese të 20 të pandehurve në procesin për inceneratorin e Fierit. Gjykimi i shkurtuar, shmang thirrjen e dëshmitarëve në sallë apo paraqitjen e provave nga palët, duke i dhënë nga ana tjetër mundësi të akuzuarve, që në rast se dënohen, të përfitojnë uljen e një të tretës së kohës së dënimit.

Vetëm tre prej të akuzuave nuk kanë pranuar gjykim të shkurtuar dhe kanë kërkuar vijimin e plotë të procesit. Ata janë Etleva Kondi, anëtare e komisionit të dhënies së koncensionit, Arenc Myrtezani, administrator i shoqërisë “Integrated Technology Waste Treatment Fier” sh.p.k., kompania koncensionare, dhe Giuseppe Ciaffaglione, administratorit të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV”, inceneratori i Tiranës, nën akuzë për korrupsion sepse pagoi babain e ish deputetit socialist Alqi Bllako, i punësuar fiktivisht pranë kompanisë.

Pak kohë më parë Prokuroria e Posaçme dha pretencën edhe për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit, duke kërkuar dënime nga 7 deri 10 vite burg të akuzuarit, të cilët përfitojnë uljen me 1 të tretën, për shkak të gjykimit të shkurtuar.  

Ora 12:02
SPAK kërkoi ndryshimin e akuzës për Alqi Bllakon, avokati: Qëndrim antikushtetues

 

Avokati i Alqi Bllakos, Sokol Hazizaj ka është prononcuar për mediat. Ai u shpreh se qëndrimi i SPAK është joligjor dhe antikushtetues. Sipas tij, SPAK do duhet të heqë akuzën për shpërdorim të detyrës që është identifikuar nga gjykata e seancës paraprake. Sipas tij, në momentin që SPAK nuk e merr parasysh vendimin e Gjykatës së seancës paraprake, SPAK po vepron jashtë ligjit.

“Akuza e ngritur nga organi procedurali hetimi t kanë qenë të padrejta. Në këto kushte, këtë faskt e identifikoi dhe gjykata e seancës paraprake. Gjykata normalisht në mendimin tonë juridik do mbajë një qëndirm të thjesht, sa kohë që Prokuroria mban të njëjtën akuzë do duhet të pushojë akuzën për shpërdorimin e detyrës. SPAK po mban një qndrim joligjor dhe jo kushtetues. Unë e kam deklaruar që SPAK vepron jo referuar vendimeve të gjykatës. Nëse Gjykata nuk mban një qëndrim të drejtë, gjykata e seancës paraprake del jashtë lojë.”- tha ai,

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?