Theo dhe Leao

Incidenti në ndeshjen kundër Lazios, Milani fal Leaon dhe Theo Hernandezin

1 Shtator, 20:56| Përditesimi: 1 Shtator, 21:03

  • Share

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se Milani nuk do ta ndëshkojë dyshen Rafael Leao dhe Theo Hernandez pasi dyshja nuk iu bashkuan bashkëlojtarëve gjatë ndërprerjes për të pirë ujë, në barazimin 2-2 kundër Lazios të shtunën mbrëma në "Olimpico".

Sipas "Gazzetta", Milani nuk pritet që t’i ndëshkojë. Mbrëmjen e djeshme, dyshja në fjalë shkaktuan polemika duke ‘injoruar’ në njëfarë forme trajnerin dhe bashkëlojtarët. Ata vendosën të qëndrojnë në kahun e kundërt të fushës teksa Paulo Fonseca po i jepte udhëzime pjesës tjetër të ekipit.

Që të dy yjet u futën në këtë takim nga stoli, kështu që mediat dhe tifozët menduan se ky gjest i tyre ishte për të shprehur pakënaqësinë ndaj vendimit të trajnerit.

Media në fjalë shton se pronari i Milanit, Gerry Cardinale e pa incidentin nga shkallët e stadiumit ‘Olimpico’, por nuk foli me ekipin para apo pas ndeshjes. Në fakt as vet Fonseca nuk e ka paraqitur si një problem këtë çështje, duke thënë se gjithçka është në rregull sa i përket raportit të tij me dy lojtarët.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?