Indeksimi/ Kreu i ISSH-së sqaron kategoritë që përfitojnë nga rritja e pensioneve

2 Prill 2019, 16:53| Përditesimi: 2 Prill 2019, 17:55

  • Share

Nga indeksimi i pensionit i miratuar nga Këshilli i Ministrave, do të përfitojnë 665 mijë pensionistë, të cilët në pensionin e tyre do të kenë një rritje prej 2.8%. Për pensionet e lidhura para 2015, shtesa varion nga 375 lekë në muaj deri në 749 lekë. Kreu i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado tha se me këtë indeksim është rritur vlera e pensioneve minimale dhe maksimale në vend.

Të gjitha pensionet që kanë qenë minimale, dhe janë lidhur para datës 31.12.2014, para se të hynte në fuqi reforma e pensioneve nuk mund të jetë më e ulët se 13,753 lekë nga 13,378 që kanë qenë, ndërsa pensioni maksimal shkon nga 26757 në 27,506 lekë” tha Hado.

Shtresa me 2.8% do të aplikohet për pensionet e plota, ato të pjesshme dhe të reduktura, pensionet familjare, të posacme, të invaliditetit, e ish-ushtarakëve, profesorëve etj. Kreu i ISSH-së, sqaron se do të indeksohet vetëm masa e pensionit dhe nuk do të ketë asnjë kompensim tjetër.

 “Dhe këta që kanë dalë para vitit 2014 pro edhe pensionet pas 2014, marrin dhe disa kompensime të tjera sic janë ato për energjinë elektrike, të cilat janë me shuma fikse, indeksohen pensionet por jo kompensimet se i jep qeveria dhe janë në cmime fikse" theksoi ai. Ky indeks do të aplikohet për pensionet, trajtimet e veçanta, pensionet e parakohshme dhe ato suplementare. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?