Bota

Indonezi/ 11 studentë mbyten gjatë një eskursioni në lumë

17 Tetor 2021, 00:30| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 00:33

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Indonezi ku gjatë një eskursioni shkollor kanë humbur jetën 11 studentë të cilët po vizitonin një nga lumenjtë në provicat e Indonezisë.

Studentët ishin midis moshave 12-15 vjeç dhe shkak thuhet të ketë qenë tërheqja nga rryma e lumit.

Në udhëtimin shkollor ishin nisur rreth 150 studentë ditën e premte disa prej tyre përpos viktimave, në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mësuesit e studentëve gjithashtu janë dëmtuar teksa mundoheshin të shpëtonin studentët nga rrjedha e pakontrollueshme e lumit.

Për ngjarjen e rëndë kanë folur autoritetet për shtypin ku kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjarët e viktimave.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?