Një qytetare duke u vaksinuar

Kronikë

Infektimet shtohen, kryebashkiaku i Divjakës thirrje qytetarëve: Mos e neglizhoni, duhet të vaksinoheni! E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund ‘luftës’ me COVID-19

8 Shtator 2021, 11:39| Përditesimi: 8 Shtator 2021, 11:41

  • Share

Në një kohë kur varianti delta është bërë “armiku” kryesor i “luftës” me pandemisë e COVID-19, kryetari Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi i ka bërë thirrje çdo qytetari të mos tregohet neglizhent dhe të vaksinohet.

Me pamje nga qendrat shëndetësore, ai u shpreh se të gjitha vaksinat që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion të qytetarëve janë efikase dhe janë e vetmja shpresë për të dalë nga kjo situatë pandemike.

Kokoneshi, i ftoi të gjithë qytetarët të prenotojnë sa më shpejtë të jetë e mundur vaksinën e tyre COVID-19, pasi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga virusi.

Vaksinimi masiv, po vijon të jetë i suksesshëm, ndërkohë që interesimi sidomos i të rinjve javë e fundit ka qenë shumë i lartë.

Në një kohë kur së shpejti do të nisin shkollat, është detyrim tashmë për studentë dhe pedagog të marrin vaksinën anti-COVID.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?