'Infektimi' i Lombardisë nga koronavirusi, 3 viktima, 152 të prekur në Itali! Mbyllet Duomo në Milano...Ushtria në dispozicion për zonat në karantinë

23 Shkurt 2020, 11:56| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 20:48

  • Share

Shënohet viktima e tretë në Lombardi, pas vdekjes së dy të moshuarve ditë më parë. Viktima është një grua 68-vjeçare, e cila humbi jetën nën kujdesin e mjekëve në spital. Ajo vuante nga kanceri dhe ishte diagnostifikuar me koronavirus gjatë analizave në spital që kryente për sëmundjen e rëndë. Autoritetet në Lombardi dolën në konferencë ku njoftuan se një grua ka humbur jetën duke shënuar viktimën e tretë në Itali nga koronavirusi në zonën e Cremas. Ata shtuan se transporti publik nuk është mbyllur ende në zonë megjithatë janë gati 2 struktura ushtarake të vendosura në San Damiano e a Baggio për ndërhyrje nëse do të jetë e nevojshme, pasi Lombardia është vendosur në karantinë, ku nuk lejohen më hyrjet dhe daljet.

"I gjithë sistemi i ruajtjes civile është në gatishmëri prej ditësh, është në dispozicion për ata që do të kërkojnë ndërhyrje civile. Kjo është emergjencë shëndetësore, jo civile. Do të shihet më vonë në çfarë formash dhe mënyrash do të duhet mbrojtja civile. Aktualisht gjysma e të infektuarve janë në spital nën kujdesin e mjekëve dhe një pjesë tjetër në shtëpi të izolua të vendosur në vetëkarantinë po sërish në kujdesin e mjekëve nën survejim', thanë autoritetet gjatë konferencës.

Rastet e koronavirusit janë në rritje në Itali. Numri i të prekurve ka shkuar në 152 njerëz, mbi 130 në Lombardi dhe më shumë se 20 në Veneto. Midis tyre 25 janë në kujdes intensiv. Mediat italiane theksojnë se koronavirusi po përhapet me shpejtësi nga Pavia në Milano, nga Kremona në Valtellina, ndërsa qeveria ka miratuar një dekret urgjent për 'rrethimin' e zonave. Conte ka dhënë urdhër se policia ka mandat special për të mos lejuar hyrjet dhe daljet nga zona dhe nëse është e nevojshme do të merren dhe masa penaliteti ndaj banorëve që nuk binden. Lombardia e vendosur nën rrethim do të administrohen nga policia me urdhra specifik, ku nuk do të lejohet asnjë hyrje dhe dalje e personave, përveç rasteve të caktuara. Nëse është e nevojshme do të ndërhyjë dhe ushtria për ata banorë që nuk do të respektojnë urdhrat ku do të merren dhe masa penaliteti ndaj tyre. Lajmi u dha nga kryeministri Conte, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave në selinë e Mbrojtjes Civile.

"Hyrja dhe dalja nuk do të lejohen në zonat e shpërthimit të virusit përveç nëse përjashtime specifike do të vlerësohen herë pas here. Në ato zona tashmë është urdhëruar pezullimi i punës dhe ngjarjeve publike dhe manifestimeve, ngjarjeve të ndryshme dhe veprimtarive didaktike dhe shkollore. Kemi dhënë një mandat për policinë për të siguruar dhe nëse është e nevojshme do të ketë forcat e armatosura për banorët që nuk binden, por jemi të sigurt që do të kemi bashkëpunimin qytetar', tha Conte.

Pas humbjes së dy jetëve, autoritetet italiane kanë bërë thirrje për vetëkarantim të njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe vetëm për të shmangur infektimin nga koronavirusi, sidomos nëse shfaqin shenja të gripit. Mbyllja e shkollave, dyqaneve, muzeve, teatrot, kinematë, panairet, ndalesa në konkurset, aktivitetet e punës private dhe zyrat publike, pa cenuar shërbimet thelbësore, kufizimin e lëvizjes së mallrave dhe njerëzve. Një përfaqësues i qeverisë është shprehur se 'nuk ka asnjë provë që të na bëjë të mendojmë për mbylljen e shërbimeve publike, por ne jemi të gatshëm dhe jemi duke u përgatitur të jemi në gjendje të marrim të gjitha masat e nevojshme. Çdo gjë varet shumë nga përgjegjësia e qytetarëve', por ka bërë thirrje që aktivitete sportive, lojërat, shfaqjet dhe koncertet të anulohen për një kohë të pacaktuar. 

Ora 19:06
Masat ndaj koronavirusit/ Mbyllet Duomo në Milano deri në 25 shkurt

Katedralja Duomo në Milano është mbyllur për publikun si një masë paraprake ndaj koronavirusit. Autoritete kanë njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur deri me datë 25 shkurt.

Ora 18:26
Koronavirusi/ Ishulli Ischia 'filtër' për turistët: Stop lombardëve dhe kinezëve

Qeveria e ishullit Ischia ka ndaluar turistët që vijnë nga Lombardia, Veneto dhe turistët kinez të hyjnë në territorin e saj, pas përhapjes së koronavirusit në Itali.

Ndalimi i hyrjes në ishullin Ischia do të jetë i vlefshëm deri më 9 mars dhe kjo sipas kryetarit të bashkisë së Ischias bëhet pasi në rast epidemia vendi nuk ka mundësi të përballojë situatën dhe se në të ndodhet vetëm një spital.

Për momentin nuk është ende e qartë se si "filtri" me turistët do të punojë, por mendohet se personat që kanë qenë në Lombardi 14 ditët e fundit dhe shtetasit kinez janë pjesë e të ndaluarve.

Ora 18:08
Dy të infektuar në Venecia me koronavirus, anulohen karnavalet

1582477760_ultimo.jpg

Identifikimi i 88-vjeçarëve të infektuar me koronavirus në Venecia ka çuar anulimin e karnavaleve në qytet. Dy të moshuarit ndodheshin të shtruar në spital për të kryer teste të tjera mjekësore, kur u zbuluan se ish infektuar me virusin vdekjeprurës.

Kjo solli reagimi e guvernatorit të qytetit Luca Zaia, i cili tha se po ndjek me shqetësim situatën që prej mëngjesit të së dielës ndërsa është në pritje të urdhërave që do vijnë nga Roma në lidhje me masat që do merren.

Aktualisht të gjitha ngjarjet sportive, protestat publike, muzetë, qendrat tregtare, shkollat, azilet dhe çdo event kulturor, fetar si dhe festa e karnavaleve janë anuluar në Venecia dhe ky urdhër është në fuqi deri në fillim të marsit.

Se si shpërtheu koronavirusi në Lombardi, autoritetet shprehen se ende nuk kanë gjetur burimin apo pacientin zero siç i quajnë, që sollën këtë virus me vete, por në këtë situat sipas tyre nuk ka më rëndësi se kush janë.

I.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lola: 23/02/2020 18:36

    na vendosni nje harte te lombardia ta marrim vesh ku bie

    Përgjigju
    • Kupapakapak: 23/02/2020 19:38

      Google it

  • Kafsha: 23/02/2020 12:40

    Ç fare presin politikanët tanë qe nuk mbyllin kufijte? Lombardia thoni qe po kontrollohet si zone ku nuk do hyje e as do dali dikush prej saj. Pra Shqiperia përse te mos ë beje? Do ta beje kur virusi të jetë futur ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?