Shkolla 'Emin Duraku' në Tiranë

COVID19/ Infektohen 8 pjesëtarë të stafit në shkollën 'Emin Duraku', karantinohen 29 arsimtarë

15 Tetor 2020, 16:11| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 16:18

  • Share

TIRANË-Në shkollën Emin Duraku në Tiranë, janë infektuar me koronavirus 8 pjesëtarë të stafit.

Me Covid-19 kanë rezultuar 5 mësuese dhe 3 punonjëse të tjera. Para dy javësh është zbuluar rasti i parë dhe kanë vijuar testimet më pas. Me 5 tetor kanë rezultuar fillimisht pozitiv sanitarja dhe mësuesja e anglishtes, më pas kanë pasur shenja edhe mësues të tjerë. 

Deri tani janë karantinuar 29 mësues dhe sot u është marrë tamponi. Mësohet se ata janë zëvendësuar me 29 mësues të tjerë dhe mësimi vijon normalisht.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?