Politikë

Infrastruktura 2025-2029/ Rama: Do të ndërtohen 700 km rrugë

18 Shtator, 16:03| Përditesimi: 18 Shtator, 16:20

  • Share

Kryeministri Edi Rama me anë të një video në rrjetet sociale, ka bërë publike programin për investimet publike në vendin tonë në 4 vitet e ardhshme.

Rama bën me dije se në periudhën 2025-2029, do të ndërton 700 kilometra rrugë në gjithë Shqipërinë.

Sipas kryeministrit, do të ndërtohen disa akse të rëndësishme në vend, si Bypassi i Elbasanit, Bypassi i Sarandës, apo ‘Rruga e maleve’, në veri të Shqipërisë.

Ja rrugët që do të ndërtohen:

  • Bypassi i Elbasanit
  • Rruga e bregut (Dhërmi-Sarandë)
  • Bypass Sarandë dhe rruga e Ksamilit
  • Unaza e Çajupit (Gjirokastër-Libohovë-Kardhiq)
  • Rruga e Vjosës (Ersekë-Përmet-Tepelenë)
  • Aksi Berat-Skrapar-Gramsh
  • Rruga e Liqeneve (Rrëshen-Burrel)
  • Rruga e maleve (Pukë-Vau i Dejës-Fushë Arrëz)  

Ditën e djeshme, Shqiptarja.com publikoi të plotë programin për infrastrukturën, ku prioritet i qeverisë është edhe infrastruktura hekurudhore, me disa projekte të rëndësishme. Një element i ri në infrastrukturën rrugore do të jetë Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut.

Po ashtu, parashikohet një rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër. Në programin që Shqiptarja.com disponon, parashikohet ngritja e një shoqërie shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.

Pritet të vihet në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin.

Po ashtu, brenda këtij mandati synohet të ndërtohet Portin e ri tregtar i Porto Romanos, të përfundohet certifikimin dhe operimi e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si edhe të hapet aeroporti i jugut në Gjirokastër.

Po ashtu synohet zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare. Pritet themelimi i Akademisë së Aviacionit, e para në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve.

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?