Teoria për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut nëse nuk heq dorë nga vetoja Bullgaria, për fatin e keq është gritur si një pozicion zyrtar i Shqipërisë i përsëritur tashmë nga Kryeministri, por edhe në nivel ministrash!
Ka tre arsye që Shqipëria nuk duhet ta mbaj këtë qëndrim e as nuk duhet ta ngrej në nivel zyrtar këtë çështje:
1. Procesi i integrimit europian që nga historia e tij fillestar ka lindur si një projekt kundër egoizmave personale, interesave personale, në themel ka solidaritetin dhe prandaj gjatë procesit janë parashikuar që vendet që kërkojnë anëtarësim të mbështeten, asistohen e të mos lihen vetëm apo edhe më keq të braktisen! Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia do të thoshte që e kjo e fundit të lihej në mëshirën e fatit dhe jo për fajin e saj;
2. Se dyti, ajo që është më e rëndësishme, thuajse gjysma e popullsisë së Maqedonisë së Veriut është shqiptare e nëse Shqipëria kërkon ndarjen e saj në procesin e anëtarësimit, atëherë në një farë mënyre po shkel frymën e Preambulës të Kushtetutës në lidhje me obligimet që ka Shqipëria edhe për shqiptarët jashtë vendit! Shqiptarët falë integrimit Europian kanë braktisur të drejtën e tyre për Bashkim Kombëtar duke kërkuar që të jenë të gjithë së bashku në BE, ku kufijtë nuk kanë më asnjë rëndësi, por janë vetëm barriera psikologjike;
3. Sjelljet e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut janë sjellje në kundërshtim me frymën e BE, për këtë arsye, ajo si vend anëtar ka detyrime politike e jo vetëm që të mos sillet si e tillë! BE, Shqipëria e vendet e tjera duhet të bëjnë presion që Bullgaria të sillet në nivelin që e kërkon pozicioni i saj si vend anëtar! Vendit e Ballkanit duhet të shërohet nga psikozat e shtetit nacionalist që të përdorin veton për anëtarësimet e tjera! Nëse Maqedonia e Veriut, jo per fajet e saj, ndahet nga Shqipëria në procesin e anëtarësimit, për shkak edhe të situatës ndërkombëtare, rrezikon që rryma nacionaliste të marrin forcë politike e ta orientojnë këtë vend drejt realizimit të sigurt si satelitë të Moskës e këtë e bënë akoma më të lehtë fakti se Serbia ka influenca në këtë vend e po ashtu është edhe vend kufitar! Shqipëria ka detyrë të plotëson standardet e saj e të ndihmoj edhe Maqedoninë e Veriut në procesin e anëtarësimit!