Inskenoi vdekjen e tij për të shmangur burgun, përdhunuesin amerikan e 'tradhtoi' COVID-19! Arrestohet në një spital në Skoci

15 Janar 2022, 20:09| Përditesimi: 15 Janar 2022, 20:12

  • Share

Nicholas Rossi, trupi i të cilit supozohej të ishte futur në krematorium shumë vite më përpara kur mbi të rëndonte akuza e përdhunimit, është kapur së fundmi dhe shkak u bë COVID-19.I riu është kapur në një spital në Skoci ku edhe po merrte trajtimin e nevojshëm pasi ishte infektuar me koronavirus.

Amerikani 34-vjeçar kishte inskenuar vdekjen e tij pasi po kërkohej nga Interpoli në vitin 2008, por tani ai po përballet me ekstradimin pasi e "tradhtoi" virusi.

Rossi ka përdorur emra të ndryshëm gjatë gjithë viteve të arratisë si Nicholas Alahverdian, Nicholas Alahverdian Rossi, Nicholas Edëard Rossi, Nicholas Alahverdian-Rossi, Nick Alan, Nicholas Broën, Arthur Broën, por në spital u paraqit me Arthur Knight.

Media të ndryshme raportuan në 2020 se Nicholas Alahverdianm, një prej emrave të përdorur nga Rossi kishte vdekur më 29 shkurt 2020 nga kanceri limphoma.

FBI kishte gjithashtu një urdhër për arrestimin e tij me akuzën e mashtrimit të babait të tij, pasi i kishte marrë borxhe bankare deri në $200,000, sipas BBC News.

Akuza për përdhunim në Utah erdhi si pjesë e një rishikimi të rasteve historike të sulmeve seksuale ku provat e ADN-së nuk ishin testuar.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?