Politikë

ILD nis hetim disiplinor për 3 anëtarë të KLP-së! Prokurori: Gjueti shtrigash sepse jemi kandidatë potencial për 't'i zënë vendin' Gent Ibrahimit

20 Tetor 2021, 20:43| Përditesimi: 20 Tetor 2021, 21:38

  • Share

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur një hetim disiplinor për 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), me argumentin se kanë shkelur parimin e konfliktit të Interesit. Ky vendim është marrë në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme dhe bëhet fjalë për Alfred Ballën, Nurihan Seitin dhe Tartar Bazajn.

Mirëpo, Alfred Balla një nga prokurorët për të cilin ka nisur hetimi disiplinor, ka thënë se kjo nuk është gjë tjetër veçse një "gjueti shtrigash", që sipas tij e gjitha bëhet se të tre janë kandidatë potencial për të marrë drejtimin e KLP-së në dhjetor kur i mbaron mandati Gent Ibrahimit. Ai ka sqaruar "konfliktin e interesit" për të cilin akuzohen  duke thënë se ka të bëjë me votën për Elizabeta Imeraj si drejtuese  e prokurorisë së Tiranës. 

Ata i kanë kërkuar kreut të KLP, Gent Ibrahimi që të bëjë një kërkesë në Kuvend për ndryshime në ligj, pasi sipas tyre ka një ngërç ligjor pasi nga njëra anë këta anëtarë gjykojnë dhe vendosin mbi propozimet e ILD-së, për masat disiplinore ndaj magjistratëve, ndërsa, nga ana tjetër, mund të jenë vetë në hetim.

"I nderuar kjo eshte nje gjueti shtrigash qe ka filluar kunder tre anetareve te klp (mua Nurihanit dhe Tartarit) te zgjedhur nga Kuvendi. I kane vene nje anonime ne gojen e nderkombetareve (onm ) dhe eshte derguar nje info/ankese tek ild per gjoja nje konflikt interesi qe ne te tre cuditerisht paskemi patur kur kemi votuar Elizabeta Imerin si drejtuese. Me duket habi dhe i stisur ky sulm pasi e mendoj pse vetem per ne te tre te zgjedhur nga parlamenti qe kemi mandat 5 vjecar dhe jemi kandidatura potenciale per drejtues klp.? Ligji yne organik 115/2016 e ka ne menyre shteruese (neni 174) se kur ne japim doreheqje nga vendimarrja pra kur kemi konflikt te mundshem interesi. Ne rastin konkret as prokurorja e asnjeri nga ne nuk ka qene ne kushtet e konfliktit te interesit. Para se ta zgjidhnim drejtuese Elizabeten si kandidate e vetme ne Tirane, ate e kemi zgjedhur dhe ne spak me mandat 9 vjecar nen drejtimin e mbikqyrjen e nderkombetareve. Kontrolli veting qe i kemi bere asaj eshte i paster, i bazuar dhe gjithe pergjigjet nga institucionet ligjzbatuese kane ardhur pozitive. Mua mospelqimi i kujtdo per vendimarrjen e nje organi kushtetues e kolegjial me tingellon nderhyrje e presion ne qeverisjen e prokurorise. Cuditem se nese paska punuar nipi im informaticien disa muaj ne prokurori ska lidhje fare me Elizabeten pasi une Elizabeten e kam gjetur drejtuese.Por edhe sikur ta dija qe nipi ka punuar aty sekretar disa muaj (bente statistika ) eshte pune e tij, e ai si 30 vjec nuk me pyet mua pasi ka nderruar disa punera sic aktualisht nuk punon me aty. Aty kane punuar edhe te aferm te prokuroreve e per ata nuk qenka konflikt interesi?! Me duket nje fushate perbaltje kunder nesh me  paramendim duke menduar Dhjetorin, kur iken Gent Ibrahimi. Kjo gje eshte e stisur nga shqiptare “dashamires” pasi nipin tim se njoh une mire e jo me “onm”. Jehona e keqe qe mund te lere ky hetim i filluar nga ild per ne nuk me pelqen edhe per faktin se i jep gojeve te liga material te anatemoje organet e reja te drejtesise", ka deklaruar Alfred Balla.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?