Instituti Albanologjik i Kosovës në nderim të Ismail Kadares

Instituti Albanologjik i Kosovës mblidhet në nderim të Ismail Kadaresë, vlerësim i veçantë për veprën e shkrimtarit

2 Korrik, 15:38| Përditesimi: 2 Korrik, 15:44

  • Share

Instituti Albanologjik i Kosovës ka mbajtur mbledhje komemorative në nderim të shkrimtarit, Ismail Kadare.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit Albanologjik, Lulëzim Lajçi, tha se vdekja e Ismail Kadaresë është humbje e madhe për letërsinë shqipe, por edhe atë ndërkombëtare.

Vlerësim për veprën e Kadaresë shprehën edhe studiuesit Emin Kabashi dhe profesori Arben Hoxha.
Ismail Kadare është ndarë nga jeta të hënën më 1 korrik.

Kadare lindi në Gjirokastër, më 28 janar të vitit 1936. Si shkrimtar shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar./ KosovaPress
 

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?