Politikë

Integrimi dhe negociatat, Rama niset sot drejt Hungarisë: Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán! Nesër mbërrin në Bullgari, rikthehet për shkarkimin e Metës

7 Qershor 2021, 10:10| Përditesimi: 7 Qershor 2021, 15:18

  • Share

Kryeministri Rama është nisur ditën e sotme drejt Budapestit për një vizitë zyrtare dhe do të takohet me liderët e shtetit hungarez.

Nesër Rama do të jetë në një vizitë zyrtare në Bullgari ndërkohë që pritet të kthehet të mërkurën përpara seancës në parlament për shkarkimin e presidentit Meta!

Në fokus të takimeve që do të zhvillojë në Budapest dhe Sofie do të jenë çështjet e integrimit evropian dhe marrëdhënie dypalëshe të Shqipërisë me këto dy vende.

Ora 12:44
Vizita në Budapest, Rama: Për bashkëpunimin në ekonomi, shëndetësi e arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje në lidhje me vizitën e tij në Budapest, ku ka mbërritur ditën e sotme. Në Facebook, Rama shkruan se ai shkoi në Budapest me ftesë shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

Kreu i Qeverisë sqaron se bëhet fjalë për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë.

"Budapest - Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur", shkruan Rama.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?