Aleksandër Vuçiç dhe Olaf Scholz

Integrimi i Serbisë në BE, Vuçiç takon Scholz: Diskutuam edhe për Kosovën

7 Tetor, 18:03| Përditesimi: 7 Tetor, 18:10

  • Share

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua këtë të hënë me kancelarin gjerman Olaf Scholz në Hamburg të Gjermanisë, takim të cilin lideri serb e quajti të përzemërt dhe të fokusuar në rrugëtimin e Serbisë drejt BE. 

Po ashtu, Vuçiç tha se ka biseduar me kancelarin gjerman për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Metohinë.

Sidoqoftë, takimi mes liderit serb dhe Scholz u dominua nga pikat e përbashkëta që lidhin ekonomitë e dy vendeve.

“Ne shprehëm qëndrime të ndryshme, por edhe dakordësi të madhe për tema të shumta botërore. Në të njëjtën kohë theksuam rëndësinë e bashkëpunimit tonë, mirënjohjen ndaj partnerëve tanë për numrin e madh të fabrikave dhe investitorëve nga Gjermania që punësojnë njerëz në vendin tonë dhe kontribuojnë për zhvillimin e saj”, është shprehur Vuçiç pas takimit me kancelarin gjerman.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?