Largimi i Dvoranit, Meta: I vonuar, por pozitiv! Kushtet e opozitës në Kuvend për 'Zgjedhoren' jo çështja ime, po investigojmë për trafikun e emigrantëve

12 Qershor 2020, 13:13| Përditesimi: 12 Qershor 2020, 16:33

  • Share

Pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor largoi  si anëtar të Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, për herë të parë ka reaguar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili e cilëson këtë vendim të vonuar por pozitiv. Në daljen e përjavshme të së premtes, Kreu i Shtetit shqiptar tha se ky vendim krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në lidhje me kundërshtinë që opozita parlamentare i bën reformës zgjedhore, Meta tha se kjo nuk është një çështje që i takon atij. Edhe pse më parë ai e ka kritikuar si jo legjitim këtë parlament duke njohur vetëm 82 mandate, sot ritheksoi se mezi po pret kalimin në këtë kuvend me 84 vota për ta dekretuar.

I pyetur nëse ka vend për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e trafikut të emigrantëve, Ilir Meta u shpreh se "Për momentin po bëjmë një investigim dhe disa shqetësime të tjera përveç grupit në fjalë. Ka disa shqetësime edhe nga qytetarë në zona të caktuara. Po bashkëpunojmë me institucione, partnerë, për të arritur në disa konkluzione më të saktë për fenomenin në nivel vendi. Sa i takon ndonjë hapi tjetër do u njoftojmë".

Duke vlerësuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Kreu i Shtetit tha se do ti paraqesin këtij këshill sugjerimet konkrete për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Meta tha se për integrimin duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja mos mbetet në vend numëro.

"Dihet që këto javë janë me rëndësi për procesin e integrimit dhe çeljes së negociatave. KE do të prezantojë një raport për zbatimin e kushteve nga ana e Shqipërisë. Në takimin e këshillit unë paraqita disa vlerësime si duhet zhvillohet ky proces. Duhet një ndërveprim i strukturuar dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës në mënyrë që kushtet të mos mbeten të paplotësuar dhe çelja e negociatave të mos mbetet në vend numëro. Do ti përcjellim  këshilli kombëtar të integrimit evropian komentet e plota me sugjerimet konkrete mbi planin e veprimit të hartuar nga ministria e Jashtme. Ky dokument i detajuar do të bëhet publik në faqe pas dy orësh. Zbatimi i 15 kushteve janë mënyra e vetme për të bërë përparim të besueshëm siç e përcakton metodologjia e re e BE. Kemi një mundësi të mirë që të bëjmë proogres real jo vetëm të brendshëm, por edhe në nivel të BE pasi dihet që presidencën e radhës në 1 korrik e merr Gjermania dhe shpresoj ti përgjigjemi me të njëjtin seriozitet.", tha Meta. 

Ora 13:46
Shqipëria trampolinë për emigrantët, a do të mbledhë 'Sigurinë'? Meta: Po bëjmë një investigim (VIDEO)

Shqipëria është kthyer në trampolinë për trafikun e emigrantëve nga lindja, ndërsa zbulimi i disa prej skandaleve edhe brenda radhëve të policisë sollën ndryshime në policinë e shtetit. I pyetur nëse ka vend për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Ilir Meta u shpreh se "Për momentin po bëjmë një investigim dhe disa shqetësime të tjera përveç grupit në fjalë. Ka disa shqetësime edhe nga qytetarë në zona të caktuara. Po bashkëpunojmë me institucione, partnerë, për të arritur në disa konkluzione më të saktë për fenomenin në nivel vendi. Sa i takon ndonjë hapi tjetër do u njoftojmë" tha ai.

Ora 13:44
Meta: Nuk jam ndjerë asnjëherë i hetuar, në detyrë deri në 24 korrik 2022 (VIDEO)

Prej disa muajsh komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta nuk është mbledhur. I pyetur në lidhje me këtë çështje, Kreu i Shtetit tha se asnjëherë nuk është ndjerë i hetuar, ndërsa përsëriti se do të qëndrojë në detyrë deri në 24 korrik 2022.

"Nuk jam ndjerë asnjëherë i hetuar. Sepse kam respektuar kushtetutën në mënyrën më të qartë, në mënyrën transparente dhe këtë do ta bëj deri në 24 korrik 2022", tha Presidenti Meta.  

Ora 13:44
Zgjedhje parlamentare dhe lokale në një ditë? Meta: Nuk bëhem pengesë nëse palët janë dakord (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta u pyet nëse bashkë me zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm do të dekretojë edhe datën për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se kjo është dëshira e tij, por do të respektojë kushtetutën, duke dekretuar vetëm ato parlamentare.

"Përsa dekretin e zgjedhjeve të përgjithshme apo lokale, pyetja është interesante, por përgjigja është e qartë, presidenti do të veprojë në raport me kushtetutën dhe jo si do të dëshironte të vepronte me logjikën normale, të ngjarjeve apo zhvillimeve. Për mua si president zgjedhjet e përgjithshme dhe vendore duhet të ishin mbajtur dje. Do të jem i vëmendshëm për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese" tha ai.

I pyetur se përse nuk po dekreton zgjedhjet në bashkitë, ky kryetarët janë larguar si të prekur nga dekriminalizimi, Meta u shpreh "Kam qenë dhe jam tepër i saktë, unë veproj në raport me kushtetutën, nuk kemi një vendim të gjykatës kushtetuese mbi legjitimitetin e zgjedhjeve të fundit vendore. Megjithatë, në rast se të gjitha palët do të arrinin në një marrëveshje gjithpërfshirëse dhe do të mbështetje nga ndërkombëtarët, nuk do të përpiqesha të bëhesha bllokues".  

Ora 13:44
Meta: Të mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell, mund të na çojnë në errësirë (VIDEO)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon që të mos hiqet vëmendja nga çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kreu i Shtetit tha se  duhet të ecim përpara dhe të mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell por mund të na çojnë në errësirë.

"Theksoj rëndësinë e reflektimeve sa më parë jo vetëm të mendimeve të Presidentit por edhe institucioneve të pavarura dhe sidomos edhe të mendimeve të dobishme që u dhanë në Këshillin Kombëtar të Integrimit nga përfaqësuesit e shoqërisë civile për të përmbushur detyrimet tona për të çelur negociatat me BE. Ky duhet të jetë fokusi ynë dhe nuk duhet të shmangemi asnjë ditë nga çdo tymuese që hidhet nga kushdo qe e hedh, pasi duhet të ecim në këtë bulevard që ndihmon Shqipërinë të ecë përpara dhe mos vazhdojmë rrugicave që nuk kërkojnë diell por mund të na çojnë në errësirë.  Por nuk besoj se do të ndodhë, besoj se ka reflektim", tha Ilir Meta.

 

Ora 13:34
Kushtet e opozitës parlamentare për Zgjedhoren, Meta: Jo çështje ime, unë mezi po pres ta firmos (VIDEO)

Kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se nuk është cështje e tij fakti që opozita parlamentare kundërshton votën pro për reformën zgjedhore pa u plotësuar kushtet e tyre. Edhe pse më parë ai e ka kritikuar si jo legjitim këtë parlament duke njohur vetëm 82 mandate, sot ritheksoi se mezi po pret kalimin në këtë kuvend me 84 vota për ta dekretuar.

"Kjo nuk është cështje e imja si president, e kam përshëndetur në kohë, futja e elementit biometrik që garanton se një qytetar voton vetëm një herë. Kjo marrëveshje e sforcuar. Mos harrojmë që në 2008 unë dhe disa kolegë të tjerë kemi bërë një grevë një javë në parlament që të mos mbylleshin listat. Por të gjitha nuk janë më kaq të rëndësishme përpara rivendosjes sa më të shpejtë të legjitimitetit qoftë sa më bazik të gjithë institucioneve.

Nga Kuvendi, që ju kujtoj që zëvendësimet kanë qenë në kundërshtim me kushtetutën, tek fakti që sot mungojnë 18 deputetë. Mendoj që kjo është arsyeja që i detyrohet edhe sekretari amerikan i shtetit, që ka kaq shumë probleme të tjera në gjithë botën, të theksojnë rëndësinë e kësaj marrëveshje për të forcuar demokracinë. Kemi probleme imediate, që të mos kemi më këshilla politik, si këshilla popullor para çlirimit, të kemi vetëm një parlament, që politika dhe konsensusi bëhet në parlament. Kjo marrëveshje është meritë e partnerëve tanë. Unë mezi po pres që ajo të vijë këtu dhe unë ta firmos menjëherë" tha Meta.

Ora 13:28
Kandidatura për kreun e KLSH, Meta: Udhëhiqem nga Kushtetuta (VIDEO)

Sa i takon kandidaturës për kreun e KLSH, për të cilin Presidenti Meta ka propozuar emrin e Arben Shehur, thotë se ka respektuar kushtetutën.

"Nuk dëshiroj të paragjykoj çfarë do të bëjë Kuvendi është e drejtë e Kuvendit të përmbushë përgjegjësitë e tij. Unë do të respektoj kushtetutën dhe çdo ligj që del në respekt të kushtetutës dhe jo ligje që shpiken mbi kushtetutën. Ajo që dua të theksoj është që në vlerësimin tim për kryetarin e KLSH unë jam udhëhequr nga ajo fuqi dhe detyrim që kushtetua i jep presidentit në kuadër të parimit që ajo është ndërtuar për të dhënë besimin në këtë detyrë të një përfaqësuesi që garanton pavarësinë dhe paanshmërinë. Në radhë të parë kjo garantohet nga mazhoranca në pushtet. Duhet të shuaj cdo thashethem për të ardhmen lidhur me këtë cështje. Unë do t'i qëndroj në mënyrë të hekurt këtij detyrimi që i jep kushtetua Presidentit të Republikës. Në këtë aspekt unë vlerësoj dhe shumë kandidatë nga ana profesionale të cilët mund të jenë anëtarë të mazhorancës aktuale apo administratës aktuale që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Duhet ta dinë të gjithë deputetë dhe opinioni publike, që të gjithëve ua kam bërë të qartë se kush është parimi nga i cili unë udhëhiqem në propozimin për kryetarin e KLSH. Kjo nuk ka të bëjë me faktin që ata mund të jenë socialistë, por me faktin që kryetari i KLSH duhet të garantojë pavarësinë e këtij institucioni, kjo garantohet nga mazhoranca aktuale apo  pas zgjehdjeve të ardhshme në rast se ndryshojnë raportet dhe kjo cështje është e pazgjidhur përsëri është detyra e presidentit që vazhdon të jetë i njëjti që të garantojë propozimin e kreut të KLSH, të jetë i pavarur nga një mazhorancë e ndryshme nga e sotmja . Shqetësimi im është që koha po vrapon dhe kemi 15 kushte për të plotësuar. Ky është shqetësimi i çdo qytetari kështu që duhet të nxitojmë për të plotësuar 15 kushtet", tha Presidenti Meta.

Ora 13:15
Largimi i Dvoranit, Meta: Vendimi ishte i vonuar, por pozitiv (VIDEO)

Ilir Meta e cilëson të vonuar por pozitiv vendimin e KLGJ-së për të larguar Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë dhe rrjedhimisht edhe nga posti i kryetarit të KED-së. "Qëndrimi i Presidentit është i Kushtetutës, kanë qenë të qarta. Vendimi është i vonuar, por pozitiv dhe krijon mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të reja të drejtësisë" tha ai.

Por a mendon kreu i shtetit se anëtarët që do të zgjidhen tani në Kushtetuese do të jenë të pavarur? "Për mua si president nuk ka qenë dhe nuk do të jenë individët, por legjitimiteti i tyre në raport me ligjin dhe kushtetutën. Për mua vendimtare ka qenë dhe mbetet, respektimi i kushtetutës dhe ligjeve".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ERP: 12/06/2020 16:44

    Hallall te qofte ty. Nuk keni asnje faj ju, thjeshte jeni hajduter. Budallenjte jemi ne qe rrime e ju shohim si talleni me ne e nuk dalim t’ju marrim perpara me cfare keni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?