Donald Trump

Inteligjenca amerikane: Irani po synon të eliminojë Donald Trump

25 Shtator, 18:53| Përditesimi: 25 Shtator, 18:55

  • Share

Republikani Donald Trump njoftoi se është informuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare se Irani po ndërmerr hapa seriozë për eliminimin e tij.

“Kërcënime të mëdha për jetën time nga Irani. E gjithë ushtria amerikane po shikon dhe pret. Irani ka bërë disa lëvizje që nuk funksionuan, por ata do të provojnë përsëri. Nuk është një situatë e mirë për askënd. Jam i shoqëruar nga më shumë burra dhe armë, seç kam parë ndonjëherë më parë. Faleminderit Kongresit që në mënyrë unanime miratoi shumë më tepër para për Shërbimin Sekret - 0 vota kundër. Është mirë të shoh republikanët dhe demokratët të bashkohen për diçka”, tha Donald Trump.

Drejtori i komunikimit të fushatës Trump, Steven Cheung, tha se zyrtarët e inteligjencës kanë zbuluar se kërcënimet iraniane “janë rritur në muajt e fundit” dhe se Qeveria amerikane po punon për mbrojtjen e ish-presidentit për t’u siguruar se zgjedhjet nuk do të ndikohen.

Sa i përket atentatit më 15 shtator, sulmuesi 58-vjeçar Rayan Routh, tashmë akuzohet për përpjekje për të vrarë një kandidat për president. Gjithashtu ndaj tij rëndojnë dy akuza të tjera për armëmbajtje të paligjshme.

Prokurorët e çështjes njoftuan zbulimin e një letre të shkruar nga sulmuesi i Trump, e cila bazohej në hipotezën se përpjekja për ta vrarë ish-Presidentin do të dështonte dhe se ai ofronte 150 mijë dollarë për këdo që do ta mbaronte këtë punë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Skandali: 25/09/2024 23:07

    Hahah pritej nje gje e tille qe amerikanet te fajesonin dike tjeter nese Trump eleminohet por ne te vertete ate e duan te vdekur lobet e armeve sepse ai do qe mos te vazhdoje me lufta dhe kjo u shkakton nje dem multi miliarda ketyre kompanive qe prodhojne arme dhe pinerisht kjo eshte arsyeja qe ai duhet te eleminohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?