Programacion

E Enjte
20
Janar
E Premte
21
Janar
E Shtunë
22
Janar
E Diel
23
Janar
E Hënë
24
Janar
E Martë
25
Janar
E Mërkurë
26
Janar
E Enjte
27
Janar
E Premte
28
Janar
E Shtunë
29
Janar

Inter i tregon 'dhembët' Napolit, Roma i falet 18-vjeçarit rekordmen! Conte shijon fitoren e parë me Tottenham (VIDEO)

22 Nëntor 2021, 10:06| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 10:40

Supersfida e javës së 13 të Seria A mes Interit dhe Napolit është fituar 3-2 nga kampionët në fuqi të Italisë. Në San Siro ishin miqtë nga Napoli që kaluan të parët në avantazh me Zielinskin, por brenda pjesës së parë zikaltërit do të përmbysnin fillimisht me Calhanoglu që realizoi saktë një penallti dhe më pas me Perisic.

Në pjesën e dytë ishte rradha e Lautaro Martinez, që falë edhe asistit të Joachim Correa-s u rikthyer te goli pas një thatësire gati dymujore. Gjithsesi në minutën e 79 Mertens realizoi një supergol për të rihapur sfidën, që në fund i buzëqeshi Interit pavarësisht rasteve të pastra për gol të Napolit. Për skuadrën e Spalleti-t kjo ishte humbja e parë në kampionat, ndërsa Inter u rikthye fuqishëm në garën për titull. Aktualisht zikaltërit mbajnë vendin e tretë me 4 pikë më pak se Napoli dhe Milani kryesues.

Sakaq ashtu si Interi edhe Roma ka marrë 3 pikët këtë javë në Seria A, pasi është rikthyer te fitoret. Verdhekuqtë e Jose Mourinho-s kanë mposhtur 0-2 Genoa-n në transfertë falë 18-vjeçarit Felix Afena që realizoi ‘dopietë’ në 16 minuta lojë si zëvendësues dhe vendosi një sërë rekordesh. Ai u bë futbollisti i parë i datëlindjes 2003 që realizon gol në Seria A, ndërsa u shndërrua në futbollistin më të ri që realizon dy ose më shumë gola në 5 kampionatet më të fortë në botë.

Ndërkohë Antonio Conte ka marrë fitoren e parë në Premier League me Tottenham. Skuadra e trajnerit italian ka mposhtur 2-1 me përmbysje Leeds falë golave të Hojbjerg dhe Reguilon.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet që Basha e Berisha të garojnë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e pjesshme vendore?