Ademola Lookman

Sport

Inter - Lookman, rritet optimizmi! Sulmuesi presion mbi Atalantën

20 Korrik, 18:55| Përditesimi: 20 Korrik, 18:57

  • Share

Ademola Lookman, sulmuesi i Atalantës është në mëdyshje për të ardhmen. Interi, Atletico Madrid dhe Napoli po studiojnë situatën, por zikaltërit me Marottën në krye kanë ofruar deri në 40 milionë euro për bergamaskët.

Me këtë goditje, Interi jo vetëm që do afronte një lojtar cilësor, por do i thoshte rivalëve se është aty dhe kërkon që të fillojë një cikël të ri me Christian Chivu në stol. Interesi i lartë për Lookman ka rritur edhe pritshmëritë e Atalantës që nuk është dorëzuar menjëherë, duke dashur 50 milionë euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin që luan në krahët e sulmit.

Ajo që është e sigurt është se asnjë nga të tre palët nuk dëshiron t’i zvarrisë gjërat shumë gjatë. Ausilio e përsëriti këtë disa netë më parë, vetë Atalanta është e etur të riinvestojë në përforcime në sulm (mos harrojmë se edhe Retegui do të largohet) dhe Lookman do të donte të arrinte në kampin stërvitor të ekipit të tij të ri sa më shpejt të jetë e mundur për t’u përgatitur për sezonin që nis në mesin e gushtit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?