Sport

Inter vendos tjetër 'gur' për titullin! Juventus mposht Napolin, rikthehet Paolo Dybala

8 Prill 2021, 10:15| Përditesimi: 8 Prill 2021, 10:48

  • Share

Inter ka vendosur një tjetër gur në murin e titullit kampion të Seria A, pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Sassuolo-n. Në ndeshjen e prapambetur, të vlefshme për javën e 28, zikaltërit morën tre pikë shumë të rëndësishme falë dyshes sulmuese Lukaku-Lautaro.

Ishte belgu ai që zhbllokoi shifrat në minutën e 10 pas një krosi që u finalizua bukur me kokë. Më tej Sassuolo ishte imponuese, por pavarësisht kontrollit të madh të lojës nuk mundi të realizonte. Atë që se bënë miqtë në San Siro e bënë të besuarit e Conte-s, që në minutën e 67 dyfishuan me Martinez.

Më tej Interi uli ritmin, ndërsa goli i Traore-s pak minuta nga fundi i lojës vlejti sa për statistikë. Me këtë fitore Inter shkon në kuotën e 71 pikëve, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë dhe 12 më shumë se Juventusi, që mbrëmë mposhti 2-1 Napolin, një tjetër sfidë e prapambetur.

Në ‘Allianz Stadium’ shifrat i zhbllokoi Cristiano Ronaldo, ndërsa në pjesën e dytë dyfishoi Paolo Dybala, i cili rikthehet te goli pas një kohe të gjatë mes dëmtimeve dhe përjashtimeve.

Për Napolin goli i Insigne-s në minutën e 90 nuk ndryshoi fatet e kësaj supersfide, që tregoi edhe njëherë se të besuarit e Gatusso-s do ta kenë të vështirë kualifikimin në Champions League.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?