Interi e Milani i thonë “JO” idesë për të luajtur ndeshjet në qendër e jug të Italisë

16 Prill 2020, 12:32| Përditesimi: 16 Prill 2020, 12:35

  • Share

E djeshmja ka qenë një ditë e rëndësishme për rinisjen e mundshme të futbollit italian me takimin që u mbajt nga Federata dhe që ka dhënë indiciet e para mes të cilave edhe idenë për të luajtur futboll në jug dhe në qendër të Italisë aty ku pandemia nuk është shfaqur aq shumë. Por kjo është një hipotezë që do të penalizonte pa masë skuadrat e veriut të Italisë të cilat do të detyroheshin edhe pse në kushtet e emergjencës që të luanin jo në stadiumet e tyre. Interi, Milani dhe Atalanta sipas asaj që bën të ditur Gazzetta dello Sport kanë shprehur dyshimet e tyre në lidhje me këtë propozim dhe raportohet se janë kundër.

Zhvendosja në një tjetër qytet që nuk është Milano apo Bergamo do të krijonte një situatë të komplikuar organizative dhe mund të rriste kostot dhe për këto arsye tre klubet janë shprehur kundër. Dyshime këto që mund t’i ketë edhe Juventusi megjithëse në Torino edhe mund të luhet. Në lidhje me idenë e të luajturit në qendër apo në jug të Italisë ende nuk ka diçka konkrete por nëse ky vendim do merrej nga rajonet apo direkt nga qeveria italiane klubet nuk mund të refuzojnë maksimumi do të kishte një koordinim.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?