Asllani në dhomën e trofeve te Interi

Interi i rinovoi kontratën, Asllani: Krenari të jem këtu, këtë sezon luftojmë për çdo trofe (VIDEO)

17 Shtator, 11:03| Përditesimi: 17 Shtator, 11:06

  • Share

Një ditë pas barazimit me Monzën ku Kristjan Asllani luajti si titullar, Interi ka njoftuar se ka zgjatur kontratën me futbollistin shqiptar. Klubi zikaltër bën me dije përmes rrjeteve sociale se ka rinovuar me 1 vit kontratën me 22-vjeçarin. Tani kontrata nuk do ndërpritet në 2027, por më 30 qershor 2028. Ky rinovim është një shenjë besimi që kampionët e Italisë kanë ndaj Asllanit, i cili për herë të parë si zikaltër firmosi në verën e 2022.

“Për mua ka qenë gjithmonë një ëndërr që të luajë për Interin. Është një nder i madh të mbaj veshur këtë fanellë. Kjo kontratë është krenari, por unë e marr si një pikënisje për disa gjëra si përshembull rritja dhe përmirësimi si futbollist. Stërvitem me kampionë dhe jam i lumtur që kam shokë të tillë,”-u shpreh Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Në intervistën e tij për faqen e klubit Asllani foli edhe për objektivat e Interit këtë sezon.

“Interi duhet të fitojë çdo ndeshje dhe trofe në fund. E dimë që nuk do jetë e lehtë. Është e vështirë të rikonfirmohesh, por do bëjmë maksimumin,”-tha Kristjan Asllani, futbollist i Interit.

Në fund Asllani ftoi tifozët e Interit në stadium, pasi të dielën luhet derbi i Milanos kundër Milanit, një sfidë që ndiqet jo vetëm në Itali por në të gjithë botën.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?