Skuadra e Interit duke festuar golin

Interi një javë 'luanësh', mposht edhe Fiorentinën 2-1, Bayerni ngec ndaj Augsburg

26 Shtator 2018, 09:12| Përditesimi: 26 Shtator 2018, 09:15

  • Share

Mes Champions League dhe Serisë A Interi arrin fitoren e tretë radhazi. Mbrëmjen e djeshme në “San Siro” zikaltërit mposhtën Fiorentinën 2-1 dhe siguruan tre pikët e radhës duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve në vendin e 5-të.

Ndeshja e javës së 6-të u zhbllokua në fundin e pjesës së parë nga kapiteni Mauro Icardi me një penallti të akorduar me VAR.

Fiorentina arriti të barazonte në fillimin e pjesës së dytë me një gjuajtje nga Chiesa të devijuar në portë nga Skriniar megjithatë Interi shënoi golin e fitores me mbrojtësin D’Ambrosio në të 77-tën dhe Interi e mundi 2-1 Fiorentinën.

Sonte luhen ndeshjet e tjera të javës së 6-të ku Juventusi pret Bologna, Napoli-Parma ndërsa Roma luan me Frosinonen.

Në Gjermani, Bayern Mynih ngeci në një barazim ndaj Augsburg në duelin e javës së 5-të. Ndeshja në Allianz Arena u mbyll 1-1 me Robben që shënoi për skuadrën e Kovaç dhe Gotze që barazoi në fund. Bayerni mbetet në krye me 13 pikë.

Ndërkaq Atletico Madrid nuk ndalet dhe vijon të ngjitet në klasifikim. Skuadra e Simeones fitoi 3-0 ndaj Huesca në ndeshjen e javës së 6-të të La Ligas dhe ngjitet e treta pas Barcelonës dhe Realit.

Ndaj Huescas ka qënë gjithçka e lehtë për Atleticon që mbyll llogaritë që në pjesën e parë me golat e Griezmann, Thomas dhe Koke. Sonte spikat Sevilla-Real Madrid ndërsa Barcelona luan në transfertë ndaj Leganes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?