Ndeshja Inter-Torino

Interi nuk ngre kokë, Torino e frenon në barazim, Real merr kryesimin e La Ligas

27 Gusht 2018, 09:24| Përditesimi: 27 Gusht 2018, 12:01

  • Share

Dy ndeshje dhe asnjë fitore. Ky është starti jo i mirë i Interit në këtë edicion të Serisë A. Pas humbjes një javë më parë me Sassuolon zikaltërit barazojnë 2-2 me Torinon në “San Siro” duke bërë që trepikëshi t’u rrëshqasë nga duart.

Ka qënë një Inter me dy fytyra pasi ka dominuar pjesën e pare dhe ka bërë vetvrasje në të dytën. Ivan Perisic dhe De Vrij i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së Spalletit në 45 minutat e para.

Interi ishte shumë i bukur në pjesën e parë por fiket në fraksionin e dytë ku Torino arrin të barazojë. Sulmuesi Andrea Belotti në minutën e 55-të dhe Meite në të 68-tën vulosin shifrat përfundimtare Inter-Torino 2-2.Zikaltërit nuk arrijnë dot të ringrihen dhe ndodhen që tani 5 pikë larg kreut. Java e dytë e Serisë A mbyllet sonte me Roma-Atalanta.

Bale duke shënuar golin e dytë

Në La Liga kryesimin e merr Real Madrid. Skuadra e Julen Lopetegui ka fituar me goleadë ndaj Girona 4-1 në transfertë dhe me 6 pikë pas dy javëve të para ndodhet në vend të parë. Vendasit trembin Realin me golin e Borja Garcia por një gol me penallti i kapitenit Sergio Ramos bën që pjesa e parë të mbyllet 1-1. Në fraksionin e dytë Karim Benzema i jep avantazhin madrilenëve me një tjetër penallti në minutën e 52-të ndërsa kur kishte kaluar një orë lojë shënon një gol të bukur edhe uellsiani Gareth Bale. 10 minuta nga fundi francezi Benzema shënon golin e dytë personal dhe të katërtin për Realin. Girona-Real mbyllet 1-4

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?