Interi fiton 3-0 ndaj Lazios në Monday Night në ndeshjen që mbylli javën e 10-të të Serisë A. Zikaltërit arrijnë fitoren e 6-të radhazi dhe me 22 pikë arrijnë Napolin në vendin e dytë vetëm 6 më pak se Juvja kryesuese.
Dueli kishte vetëm një protagonist dhe ai ishte Interi që dominoi në “Olimpico” ndërsa heroi i mbrëmjes ishte Mauro Icardi me një dygolësh.
Të parin e shënoi në minutën e 28-të ndërsa në fundin e pjesës së parë dyfishoi kroati Marcelo Brozovic. Me një të majtë të saktë Brozovic mposhti Strakoshën. Në të 70-tën kapiteni Icardi shënoi edhe golin e dytë personal dhe mbylli llogaritë. Interi pushtoi Romën duke mundur Lazion 3-0 dhe ngjitet i dyti.
Pavarësisht fitores së pastër trajneri Spalletti nuk është i kënaqur pasi thekson se skuadra e tij luajti mirë vetëm pjesën e parë ndërsa Icardi thotë se nuk është Interi skuadra anti –Juve.
Manchester City rikthehet sërish në kryesimin e Premier League. Djemtë e Guardiolës fituan 1-0 në Londër ndaj Tottenham dhe me 26 pikë i bashkohen Liverpool. Në një fushë papatesh në “Wembley” vendosi goli i algjerianit Ryad Mahrez.