Interkonjeksioni, Gjermania:
S'heqim dorë, KfW korrekte

20 Prill 2012, 11:40| Përditesimi:

  • Share
TIRANË – Qeveria gjermane reagon pas skandalit me linjën e interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ambasadorja gjermane në Tiranë, Carola Holtkemper është pyetur sot nga mediat shqiptare pas një aktiviteti për përvjetorin e qendrës së gjermanishtes në Tiranë. Ajo e ka cilësuar si shumë korrekte qëndrimin e bankës gjermane KfW lidhur me projektin.

“ Nuk mund të japim informacione për tenderat që janë në vazhdimësi e sipër. Për ne ky tender është ende në zhvillim. Banka gjermane KFË ka punuar në mënyrë korrekte”, tha Holtekemper gjate konferencës për shtyp.

Tenderi për projektin e financuar nga banka gjermane ka hapur mjaft debate mes opozitës dhe mazhorancës për procedurën e ndjekur.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?