INTERVISTA/ Abuzimet seksuale fenomen shqetësues në Tiranë, 29 raste në 6 muaj...16 të arrestuar! Flet psikologia

13 Korrik 2019, 12:36| Përditesimi: 13 Korrik 2019, 15:13

  • Share

Abuzimet seksuale në familje, e jo vetëm, vijojnë të jenë një fenomen tepër shqetësues. Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, në qarkun e Tiranës janë evidentuar 29 raste të abuzimeve seksuale, 16 autorë të cilëve janë arrestuar.

Në një intervistë për Report Tv, psikologia e Policisë së Tiranës, Besmira Muça shprehet se në krahasim me vitet e mëparshme, kemi një rritje të denoncimeve lidhur me këtë fenomen.

Mosha e prekur nga abuzimet janë minorenët, ndërsa një grup i caktuar oficerësh policie janë trajnuar në Akademinë e Sigurisë, vetëm për trajnimin e kësaj vepre penale.

"Gjatë periudhës 6 mujore të vitit 2019, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka evidentuar 29 raste të abuzimeve seksuale, 26 prej të cilave janë zbuluar dhe janë arrestuar 17 autorë të këtyre veprave penale. Abuzues të këtyre krimeve seksuale kanë ndodhur si brenda familjes dhe jashtë saj, duke përmendur këtu babain, gjyshin, dajën apo edhe pjesëtarë të tjerë të familjes të cilët kanë pasur rrethana lehtësuese lidhur me një të mitur, i cili është në kushtet e viktimës.

Rastet e krimeve seksuale janë raste shumë të rënda që shfaqen me trauma shumë të mëdha. Nuk është e lehtë për kulturën shqiptare që të denoncohen rastet e abuzimeve seksuale. Krimet seksuale që janë denoncuar kryesisht në komisariatet përkatëse, përgjithësisht kanë ardhur nga zona rurale, por kjo nuk do të thotë që duhet përjashtuar edhe kryeqyteti.

Nëse do të bëjmë një analizë krahasuese të vitit 2018, janë regjistruar 40 raste gjithsej të abuzimeve seksuale, nuk flasim këtu vetëm për minorenë, por edhe për persona të rritur. Në vitin 2017 janë 39 raste të regjistruara nga të cilat janë zbuluar 37 nga policia. Pra shohim një rritje të lehtë të denoncimeve që qytetarët kanë bërë në polici. Pjesa më e madhe e viktimave, e personave që janë abuzuar janë minorenë, por ka pasur edhe raste kur viktimë kanë qenë fëmijët.

Është krijuar një grup pune i cili ka instruktuar rreth 300 oficerë të policisë gjyqësore në Akademinë e Sigurisë lidhur me veprën penale të krimeve seksuale, për mënyrën se si do të trajnohen apo për mënyrën se si do të intervistohen dhe se si duhet të trajtohen këto raste të abuzimit seksual.

Pjesa më e madhe e viktimave janë trajtuar në vende të veçanta intervistimi. Për momentin kemi dy dhoma intervistimi, një në komisariatin numër 5 dhe një në komisariatin numër 6. Intervista kryhet nga psikologia, pra nuk kemi persona të tjerë të jashtëm që mund të dëgjojnë historinë e viktimës, gjë që bën që të rritet më tepër siguria te qytetarët apo tek personat që janë pjesë e këtyre abuzimeve ose e ngacmimeve të ndryshme.

Ajo që unë bëj thirrje për të gjitha vajzat e gratë, apo edhe djemtë që ndjejnë se abuzohen nga persona të afërt ose jo, mund t’i drejtohen policisë duke u premtuar besueshmëri dhe rritje të kofidencialitetit lidhur me mënyrat se si do intervistohen dhe se si do të trajtohen më tej, si dhe ndihma që u jepet me organizata qeveritare ose jo qeveritare për kujdesin që i jepet viktimës", sqaron psikologia.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Psikologu3: 13/07/2019 13:41

    Ky pleh popull nuk ngrihet qe te ndale keto fenomene por ngrihet per karriket e politikaneve qe perafro 30 vjet e kane grabitur dhe akima vazhdojne ta vjedhin.

    Përgjigju
    • Dani: 14/07/2019 00:29

      Ky populli ynë po e nxjerr koken çfare ndyrsyrash jan, shume keq per rracen tone , njerez te shpifur plehra te perzier si rrace , nuk i duhen kësaj toke kte njerëz.turp turp, ndihem i zhgenjyer nga shqiptarizmi ,

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?