Intervista ekskluzive/ Shkroi historinë e skive, Lara Colturi: Krenare që përfaqësoj Shqipërinë! Të tjerët më thonë se jam frymëzim

TIRANE- Lara Colturi është sportistja e momentit në Shqipëri. Skiatoria italiane e natyralizuar shqiptare po bën që në vendin tonë sportet dimërore të shihen ndryshe dhe t’i japin Shqipërisë rezultate që nu ki kishte arritur kurrë më parë. Lara pak kohë më parë është shpallur kampione Bote për të rinj ndërsa ditët e fundit siguroi finalet e Kupës së Botës në dy disilpina. Në një rrëfim ekskluziv për Report TV Lara Colturi e buzëqeshur, optimiste por me këmbë në tokë thotë se ky sezon për të është mbi pritshmëritë pasi vjen edhe nga një dëmtim.

Skiatoria është shumë e lumtur edhe për faktin se në vendin tonë e shohin edhe si frymëzim pas rezultateve që ka arritur ndërsa tregon edhe për objektivat që ka dhe me bindje thotë se është shumë e lumtur për zgjedhjen që ka bërë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe ngjyrat kuqezi.

Intervista e plotë

Report Tv: Je kualifikuar për në finalet e Kupës së Botës në ski që do të zhvillohen pas pak ditësh në Austri, si ndihesh , ishte rezultati që dëshiroje?

Lara Colturi: Po, jam shumë e kënaqur. Pas dëmtimit që pësova vitin e kaluar nuk e mendoja që të arrija në finalet e këtij viti.Ishte një sezon shumë i vështirë dhe jam shumë e kënaqur që jam këtu në Austri për të zhvilluar finalet.

Report Tv: Cilat janë pritshmëritë për garat finale, cila është më e vështira dhe deri ku mund të arrish?

Lara Colturi:  Unë së pari përpiqem të argëtohem sa më shumë dhe të shijoj momentin. Të shohim cfarë rezultati do të kemi. Do të përpiqem të garoj në maksimum në më të mirën time, të bëj atë që po bëj mjaft mirë në stërvitje dhe do të shohim për rezultatin , e ardhmja do na e thotë

Report Tv: Me rezultatet që ke arritur mund të themi se kjo është një periudhë e artë për ty?

Lara Colturi: Jam ende në fillimet e karrierës time, kam bërë vetëm disa vite në garat për Kupën e Botës. Kam bëra hapa të vegjël deri tani dhe me siguri dua të bëj edhe hapa të mëdhënj. Dua të shkoj në Botëror në Olimpiadë. Dalëngadalë objektivat do të rriten . Për momentin jam shumë e lumtur me sezonin që kam bërë sepse pas dëmtimit kurrë nuk do e kisha pritur një sezon të tillë. Një sportist ka gjithmonë ulje-ngritje ndërsa unë këtë sezon arrita të qëndroj thuajse gjithmonë në të njëjtin nivel dhe jam super e kënaqur.

Report Tv: Me sa kuptova është një sezon sipër pritshmërive të tua?

Lara Colturi: Pas dëmtimit rikthimin e prisja  të vështirë. Nisa të bëj ski vetëm në tetor e të mendosh që të gjitha vajzat kanë bërë prova gjatë verës. Janë stërvitur edhe tekniksiht e unë nuk mundesha për shkak dëmtimi.Kisha pritshmëri në fakt dhe u përpoqa të argëtohesha në maksimum dhe fatmirësisht në fund erdhën edhe rezultatet dhe jam dyfish e kenaqur.

Report Tv: Cila është ëndrra e madhe pasi duhet thënë të ardhmen e ke përpara?

Lara Colturi: Përpiqem të eci me hapa të vegjël, me objektivë jo shumë madhor por afatshkurtër sepse po pashë shumë larg përhumbem. Përpiqem të argëtohem dhe atë që bëj në stërvitje ta realizoj edhe në garë.

Report Tv: Dua të kthehem pak tek zgjedhja  për të përfaqësuar Shqipërinë. Cfarë më thua tani , ndien dicka të veçantë që përfaqëson vendin tonë?

Lara Colturi: Po shoh një ndryshim shumë të madh në Shqipëri që ka të bëjë me faktin që sportet dimërore po shihen tashmë shumë ndryshe.

Report Tv: Kjo është edhe meritë e jotja

Lara Colturi: Faleminderit.Jam shumë e kënaqur pasi ka shumë njerëz që më thonë se je frymëzim dhe kjo është shumë e bukur dhe krenari. Ndihem shumë mirë që dëgjoj këto fjalë , kështu që jam shumë e lumtur që sporti i skive po rritet dhe shpresojmë që të rritet gjithmonë e më shumë.

Report Tv: Kur ke kohë të lirë të qëndrosh në Shqipëri më thuaj pak çfarë të pëlqen më shumë?

Lara Colturi: Kam qënë disa herë në Shqipëri , mbi të gjitha në Tiranë që është një qytet i mrekullueshëm. Gjatë dimrit jam e larguar për në vende dimërore por në verë dua të vij të qëndroj më shumë e të vizitoj sa më shumë qytete .

Report Tv: Cfarë më thua për ne shqiptarët, dashurinë që ke marrë nga të gjithë njerëzit apo edhe nga zyrtarë?

Lara Colturi: Kam pasur disa takime me njerëz të rëndësishëm. Ka qënë kënaqësi pasi jam pritur shumë mirë kështu që jam shumë e lumtur për zgjedhjen që kam bërë dhe do të shohim për të ardhmen.

Report Tv: Lara të falenderoj e të uroj shumë suksese?

Lara Colturi: Faleminderit shumë.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 13/03/2024 13:31

    Shqiptare qe sdi 2 fjale shqip or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or inorant: 13/03/2024 17:02

      Dhe cfare te keqe ka qe s’di shqip ??

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?