Pushues pranë fshatit Lin në Pogradec

Intervistë me veten për pushimet në Shqipëri!

12 Gusht, 11:04| Përditesimi: 12 Gusht, 11:20

  • Share

- Ku ishe për pushime?

Isha (si) jashtë shtetit… nëpër Shqipëri.

- A u kënaqe?

Për t’u kënaqur shkova. Vetë i zgjodha destinacionet, s’më çoi askush me zor.

-A shpenzove shumë? A t’u duk shtrenjtë?

Shpenzova aq sa desha. Aq sa mundesha. S’më detyroi njeri që të shpenzoja përtej mundësive të mia.

- A gjete qetësi? A s’të bezdisën zhurma, muzika në kupë të qiellit, orë e pa orë… në rryma të përziera nga njëri- lokal tek tjetri?

Po pati disa momente të tilla, se mohoj dot, ama nuk i lejova të m’i prishnin pushimet. U bëra pjesë e rrëmujës, me pak ushqim të mirë, një (ose 2/3 ) gota aperol… e zhytje në detin gjithmonë kristal. E ç’më gjeti në fund të fundit!? Erdha e kënaqur nga udhëtimi im nëpër bregdetin tonë.

- A do të shkoje prap?

Si mund të bëhet një pyetje si kjo!? Patjetër që po. Ndoshta që fundjavën tjetër. Të tjerët po vijnë nga ana e anës ne mos të shkojmë nga Tirana!? E pse jo? Ashtu siç mund të shkoj prap edhe në Greqi, edhe në Turqi… Pse ta heq vendin tim nga lista e përzgjedhjes, kur vërtet më pëlqen shumë!?

/Marre nga facebook/ 

 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 12/08/2024 11:37

    Hajde shkrim hajde! Ku e gjete kete detin kristal? U thuaj te gjitheve meqe po ben reklame. Sa shpenzove per nje krevat ne kete detin kristal? Po ate aperolin sa e pagove? Jep informacion dhe qe te reklamosh ashtu sic duhet se keto qe thua nuk i interesojne njeriu.

    Përgjigju
    • rimi: 13/08/2024 09:55

      kjo zonjusha apo zonja..dua ti them I lumt se per vendin e vet po ban rraklamen jo per grekun si do pedera qe vetem shajne bregdetin e shqiperis apo edhe ti je nje der ato lloj tipash qe bythen ja kthe grekut apo serbit dhe shan vendin tend..

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?