Kronikë

Rama: Investimi i ri i kardiologjisë tek ‘Shefqet Ndroqi’, gjithçka e pajisur me aparatura të reja

27 Qershor 2021, 09:20| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 09:38

  • Share

Një investim i ri është kryer në shërbim të kardiokirurgjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet e reja dhe ka uruar ndjekësit për një ditë mbarë.

Kardiokirurgu Rezart Deveja thotë se gjithçka është bërë nga fillimi të gjitha aparaturat e reja kanë ardhur enkas për këtë sallë.

‘Këtu ndodhemi në sallën e re dhe gjithçka është bërë nga fillimi të gjitha aparaturat e reja kanë ardhur enkas për këtë sallë. Në mbështetje të aktivitetit të kardiokirurgjisë në spitalin tonë është edhe reanimacioni i cili është pajisur me materiale të reja. Do të jetë me 6 shtretër për të mbështetur të sëmurët që do të operohen në këtë sallë. Hapja e kësaj qendre ka një rëndësi shumë të madhe dhe do të bëjë që pacientët të marrin shërbimin në kohë.’- tha mjeku kirurg Rezart Deveja.

 

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fiku: 27/06/2021 12:04

    Bravo KM, ata qe vriten e plagosen ne rruge dhe lokale apo plazhe, ti operojme me pajijet qe blen ti me cmim te larte por me leket tona.

    Përgjigju
  • Mali: 27/06/2021 10:09

    Cdo gje qe behet me taksat e ketij populli kryeministri kerkon ta perdori per kapital politik. Ne fillim shkarkonte avionin tani investime... Zot na ruaj ne kete vend. Merruni me punet tuaja zoti Kryeminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?