Kanadaja e ka listuar të mërkurën e 19 qershorit Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si një organizatë terroriste, pas vitesh presioni nga ligjvënësit e opozitës dhe disa anëtarë të diasporës iraniane, shkruan BBC.
Ky veprim do të nënkuptojë që mijëra zyrtarë të lartë të qeverisë iraniane, duke përfshirë zyrtarë të lartë të IRGC, do të ndalohen të hyjnë në Kanada.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani,sipas agjencisë së lajmeve iraniane Fars citohet të ketë thënnë se ky vendim është “i pamatur dhe jokonvencional".
“Veprimi i Kanadasë nuk do të ketë asnjë efekt në fuqinë legjitime dhe parandaluese të Gardës Revolucionare”, tha ai duke theksuar se Teherani ka të drejtën për tu përgjigjur ndaj këtij vendimi.
Kanadaja është vendi i dytë në Amerikën e Veriut pas SHBA-së që në vitin 2019 e konsideroi IRGC-në si një organizatë terroriste.