Policia izraelite në vendin ku ndodhi sulmi terrorist, në Beersheva
Komandanti i Marinës së Gardës Revolucionare iraniane, Alireza Tangsiri, paralajmëroi kryeministrin izraelit Benyamin Netanyahu "të mos luajë me zjarrin", pasi ky i fundit kërcënoi se do të sulmonte Iranin në përgjigje të lëshimeve të raketave të 1 Tetorit në Izrael.
“Ne kemi zhvilluar një sërë skenarësh për t'u përballur me armiqtë”, theksoi Tangsiri. Irani ka plane për çdo situatë dhe është plotësisht i gatshëm të përballet me çdo rrethanë, shtoi ai, cituar nga Tasnim.
Në krahun tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi sot (6 Tetor) trupat e dislokuara në kufirin me Libanin jugor, të përfshira në inkursionin tokësor që nga e hëna e kaluar. Këtë e bëri të ditur zyra e tij.
IDF njoftoi edhe sot se ka sulmuar 150 objektiva të Hezbollahut, ku mbaheshin armatime dhe shërbenin si baza luftarake. Teksa në Gaza u kryen bombardime gjithashtu, me të paktën 20 të plagosur, mes tyre edhe 9 fëmijë sipas raportimit të mediave.
Edhe Hezbollahu njoftoi se i është përgjigjur nga Libani me raketa drejt Haifas, por edhe nga Gaza jugore në territoret armike. Vetë IDF konfirmoi sot pasdite se ka pasur të paktën 20 sulme nga Gaza jugore me predha në rajonin izraelit.
Një autor i sulmit terrorist në stacionin e autobusit në Beersheva në Izrael u vra sot nga policia, pak pasi sulmoi me armë automatike qytetarët, duke vrarë 1 person dhe plagosur 8 të tjerë. Fillimisht u raportua për sulm me thikë, por IDF njoftoi se autori mbante automatik dhe ishte një arabo-izraelit.
Lajmi kryesor:
Netanjahu: Marrim hak ndaj Iranit! Teherani i përgjigjet: Mos luaj me zjarrin! IDF sulm në një xhami në Gaza, të paktën 22 të vdekur! Akt terrorist në Izrael, vritet ushtarja e kufirit, 8 të plagosur
A.Q/ReportTv.al