Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe deputetit socialist Erion Braçe për uljen e numrit të lopëve. Nga Kuvendi, Salianji tha se për të kuptuar realitetin në vendin tonë, mjafton të shohësh diskutimet mes Ramës e Braçes ku shqetësimi i tyre më i madh është se iu kanë humbur lopët dhe jo që iu ka ikur shumica e shqiptarëve.
“Për të kuptuar se cili është realiteti, shikoni për çfarë bëhet diskutimi në publik, ka nisur një diskutim mes kryeministri ministres e deputetit se iu kanë humbur lopët. Këtu kanë ikur 500 mijë njerëz. Këta bëjnë sikur nuk shohin dhe shqetësimi më i madh qenka se ka rënë numri i lopëve”, tha Salianji.
Lajmi kryesor:
Braçe i përgjigjet Ramës: Po më thua që i kam numëruar lopët gabim, i kam fryrë shifrat?! (VIDEO)
SI.E.//ReportTv.al