Mund të jetë rasti i parë që një futbollist i ekipeve kombëtare të Serbisë të luajë për përfaqësueset e Kosovës dhe kjo natyrisht ka bërë shumë bujë në media. Deri kohët e fundit ishte e paimagjineshme që një futbollist i Serbisë të luante për përfaqësuesen e Kosovës, të njohur nga FIFA dhe UEFA. Me kalimin e kohës, gjërat kanë ndryshuar dhe ky kalim pritet të ndodhë shumë shprejt, - shkuan media serbe blic.rs.
Futbollisti 18-vjeçar, Arton Zekaj, pritet të veshë fanellën e Kosovës. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga serbët, të cilët rrezikojnë të humbasin kampitenin e kombëtares së moshave. Aktualisht Zekaj luan në ligën e tretë serbe me ekipin e Sopot dhe është një nga lojtarët më të dalluar të këtij ekipi. “Thirrja ka mbërritur, por duhet të mendoj me kujdes për vendimin. Nuk është ende përfundimtar", tregon 18-vjeçari Zekaj për Blicksport.
Kur u pyet nëse ai ka frikë reagimin në Serbi, vendin në të cilin ai ka lindur, ai shton: “Jo, nuk do të besoja, se do të ketë probleme. Varet nga shumë rrethana, por kam lindur në Sombor, kam një pasaportë serbe, kam luajtur për Partizanin dhe moshat e Serbisë, ku kam qenë edhe kapiten” - përfundoi 18-vjeçari.
“Ne kemi treguar interesim të madh që anëtari i përfaqësueses së të rinjve të Serbisë të paraqitet në përfaqësuesen e Kosovës. I njohim mirë cilësitë e tij dhe shpresojmë se në fund çdo gjë do të dalë mirë. Ai në fund vendos vetë, pastaj si për të gjithë lojtarët pason procedura e lidhur me kërkesën FIFA-s dhe shpresojmë për leje përfundimtare. Shpresoj të mos ketë kurrfarë problemesh, ai është me origjinë nga Kosova, ndërsa ardhja e tij do të ishte shumë e rëndësishme për ne”, - i ka thënë TV Kosova 2 (në gjuhën serbe) kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.
(Lajmi në median serbe)