Ish-banorja e BB3
jam inxhiniere, jo eskortë

30 Dhjetor 2017, 10:59| Përditesimi:

  • Share
Bertina Mehmeti ish-banorja e Big Brother 3 ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Show Magazinë ku u shpreh për punën dhe jetën e saj në Dubai.
Bertina ra në sy jo vetëm për bukurinë dhe zgjuarsinë që e karakterizonte por edhe për lidhjen që pati me Erionin i cili ishte një nga finalistët e atij edicioni të Big Brother.
 
Ish-banorja tha se pyetej vazhdimisht për jetën e saj në vendin luksoz dhe punën që ajo bëntë atje.
Dubai lakmohet nga shumë të rinj shqiptarë për shkak të pagës më të lartë dhe mënyrës së jetësës që ofrohet atje dhe Bertina është një prej tyre.

 E ftuar në studio ajo u pyet edhe për fenomenin “eskortë” , ku flitet se shumë vajza shqiptare punojnë si të tilla në vendet e pasura arabe.

“A ka femra që punojnë eskortë? A ka të tilla edhe në Shqipëri? Ka! Mua 50% e njerëzve më pyesin se çfarë pune ben? Por unë ju them që Bertina është një inxhiniere dhe nuk do ta ndërroje. Faleminderit shumë”, u shpreh ish-banorja.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?