Ish ministrja tregon sekretin për
të qenë në superformë /FOTO

28 Dhjetor 2017, 15:51| Përditesimi:

  • Share
E ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka folur për mënyrën e saj të ushqyerjes dhe arsyet pse ajo është në superformë pavarësisht se është 43 vjeç.

Ish- ministrja nuk i preferon ëmbëlsirat por pëlqen frutat e “rënda”, si fikun, rrushin dhe hurmat, të cilat përmbajnë sheqer natyral dhe nuk të shëndoshin.

“Mami zakonisht gatuante për të gjithë shkallën e pallatit, mbaj mend që kur bëhej bakllavaja mbuloheshin divanët me çarçafë dhe vareshin petët dhe mbase ngaqë nuk më takonte as ai cepi i divanit që kisha unë ende as sot nuk e fus bakllavanë në gojë…Unë në përgjithësi nuk ha ëmbëlsira. Unë ha ushqimet që më përshtaten, ha gjërat djegëse”, rrëfen Bregu.

majlinda bregu

majlinda bregu

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?