Tensionet në veri të Kosovës

'Ish-ambasadorët' që kërkojnë të zbojnë SHBA nga Kosova

28 Maj 2023, 20:00| Përditesimi: 28 Maj 2023, 20:03

  • Share

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë, një organizatë joqeveritare e cila vlen vetëm për të kuptuar qëndrimet diplomatike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ka bërë sot një deklaratë e cila nuk ka lidhje as me diplomacinë dhe aq më tepër me këshillat që ish-diplomatët duhet të japin për tensione të nxehta si ai në Veri të Kosovës. 

Këshilli i kërkon SHBA dhe Bashkimit Evropian të jenë “neutral” në qëndrimet e tyre ndaj gjendjes në veri. "Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje faktorit ndërkombëtar të ruajë neutralitetin dhe të mbështesë Republikën e Kosovës që të vendosë sundimin e ligjit dhe të kushtetutës në të gjithë territorin e saj.” 

E ka bërë publik këtë qëndrim pas qëndrimit të ashpër të SHBA ndaj qeverisë së Albin Kurtit për përdorimin e forcës në veri për të konstituar komunat me shumicë serbe që do drejtohen nga shqiptarë për shkak të bojkotit serb. 
Pra gjithë institucionet më të rëndësishme perëndimore përfshi Sekretarin Blinken janë qartazi dhe ashpër kundër qeverisë së Kosovës, për shkak se janë pro Kosovës si shtet dhe duan ta shpëtojnë atë. Kërkesa e “ambasadorëve në pension” shqiptarë që Perëndimi të mbajë duart larg Kosovës, është kërkesa më antishqiptare që ndonjë institucion shqiptar ka bërë ndonjëherë për Kosovën. 

Duke i thënë SHBA dhe BE të jenë neutral ndaj situatës në Kosovë, do të thotë t'ia lësh fushëbetejën në Kosovë ndeshjes direkte mes Kosovës dhe Serbisë, që është një ndeshje e humbur pa filluar.  Kosova është shtet pikërisht se në betejën e saj me Milosheviqin dhe Serbinë përdori aleancën me Perëndimin. Ibrahim Rugova dhe më pas UÇK ja dolën ta kthejnë perëndimin në anën e tyre duke e bërë jo neutral, por të njëanshëm me Kosovën kundër Serbisë dhe arritën të çlirojnë Kosovën. Arritën po ashtu për 24 vite të konsolidojnë pavarësinë e Kosovës në aleancë me Perëndimin. 

Kjo ideja e ambasadorëve tanë që Perëndimi të jetë neutral me Kosovën, dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të saj , është e vetmja kërkesë që Milosheviqi ka pasur ndaj Perëndimit nga dita e parë deri sa mbylli sytë. 
Kaq donte. Vetëm që Perëndimi të ruante neutralitetin.  Por perëndimi nuk është neutral kur një i çmendur kërkon t'i vërë zjarrin vendit për lavdinë e tij dhe për interesa të tij. Duke mos qëndruar neutral ndaj Albin Kurtit, Perëndimi po rreshtohet në anën e Kosovës dhe shqiptarëve dhe jo kundër tyre. Nëse do të qëndronte neutral, dhe nëse nuk frenonte Serbinë, sot në Veri të Kosovës nuk kapardiseshin kukullat shqiptare të Albin Kurtit, por do ishin tanket e Vuçiqit. 

Është pikërisht ky qëndrim i ashpër i SHBA dhe BE ndaj Albin Kurtit që u jep të drejtë atyre të ndalin Serbinë dhe të marrin përsipër zgjidhjen e konfliktit. Ata janë të ashpër me Kurtin se duan të mbrojnë Kosovën nga Serbia. Këto llomotitjet sovraniste që "Kurti ka të drejtë të ushtrojë sovranitetin në Veri, që ka të drejtë të emërojë kryetarë bashkish që nuk përfaqësojnë popullin e broçkulla të tjera, i kemi dëgjuar dhe tridhjete vite më parë në Kosovë, kur Milosheviqi vendoste “sovranitetin” mbi Kosovën dhe emëronte kukulla të tij si të zgjedhur të shqiptarëve. Perëndimi nuk ndenji neutral atëherë dhe as tani.  Milosheviqi ju lut shumë Perëndimit të qëndronte dhe atëherë neutral por nuk ja doli dot. Nuk di si do t'ia dalin këta ish-ambasadorët tanë që kërkojnë ta lënë fatin e Kosovës në dorë të Albin Kurtit e Vuçiqit. Mision të vështirë kanë marrë përsipër. 

E di që shumica e tyre i kanë borxh Berishës e Metës se i kanë bërë ambasadorë, por nuk kanë pse flasin në emër të tyre. Le ta lënë Berishën dhe Metën ta thonë vet këtë tezë tërësisht antishqiptare që kërkon që Perëndimi të mbaj duart larg nga Kosova. Se në gojë të Berishës dhe Metës kjo duket origjinale, si një pisllëk,  kurse në gojë të ish ambasadorëve duket si një gomarllëk. 

Komento

Komente

  • Keshillit i kokes time: 29/05/2023 11:49

    Zgjedhjet ne veri nuk u bene ne kundershtim me ligjin per zgjedhjet.Nuk u bene nga qeveria e kosoves ,por nga organet perkatese kushtetutes.Forcat politike marrin pjese ne zbatim te ligjit per zgjedhjet dhe te drejte e qytetareve per vote te lire.Serbet refuzuan te marrin pjese.kjo ishte deshires e imponuar nga Beogradi,Jo nga Prishtina.Pra,nuk i pengoi kush te marrin pjese,bojkotuan.Kryetari u zgjodh me vote,nga ATA qe moren pjese ne zgjedhjet,pra nuk u emeruan,nga qeveria apo parlamenti.sipas ligjit behet betimi dhe pas betimit filloni funzioni.Serbet me dhune sulmuan objektet zyrtare shteterore,dogjen,qelluan me arme Duke plagosur pese Police.Gjithecka e iniciuar nga Beogradi.A perben kjo dhe deklaratat e beogeadit nderhyrje ne punet e brendeshem?Tramp sulmoi kongresin ,Garda kreu detyren ne mbrojtjen te institucioneve nga dhuna.Te njejten gje beri dhe policia ne kosove,nuk perdori arme zjarri(ekuivalence ),por gaz lotesjelles dhe shkop gome.A Jane te ligjeshme keto,apo armet qe plagosen pese Police.Qendrimi Amerikan dhe Europian shpreh njeaneshmeri per shkak te frikes.Nga kush?Nga Serbia?Apo nga...

    Përgjigju
  • Të them të drejten: 29/05/2023 11:24

    Të flasim pa bërë politik të madhe. Qendremet e fundit të USA dhe BE janë qartësisht të njëanshme, dhe jo pro Kosovës. Shkelja e marrëveshjes së Ohrit pak ditë më parë nga ana e Serbisë kaloi pa komente dhe reagime nga USA dhe BE. Tani që kryetarët e zgjedhur në komunat me shumicë serbe pas betimit duhet të marrin dhe ushtrojnë detyrën, qenka faji i Albin Kurtit. Të mos harrojmë se zgjedhjet u mbështetën si nga USA aushu edhe nga BE. Tani ku është gabimi i qeverisë së Kosovës? Nëse USA dhe BE pranojnë që Kosova është shtet atëhere duhet mbështetur të ushtroj të drejtën e saj mbi të gjitha territoret në Kosovë. Bandat që krijojnë trazira në veri janë kriminel te paguar direkt nga Beogradi dhe këtë e di shumë mirë dhe USA dhe BE. Por unë besoj se politika amerikane ka ndryshuar qëndrim në lidhje me Kosovën. Për mua është e pakuptimtë dhe e papranushme që qeveria dhe politika shqiptare në Tiranë rrinë e bëjnë sehir dhe nuk mbështesin në këtë situatë Kosovën, politikisht dhe diplomatikishtatje atje ku kanë mundesi. Mero këtu nuk bëhet fjalë për Albinin por për të ardhmen e Kosovës dhe kjo jo për faj të Albini.

    Përgjigju
    • Alvanosi: 29/05/2023 14:12

      Faktikisht ashtu i bie. Kosova s'guxon të bëjë një gjë të vetme jashtë diktatit, deri diku edhe i kuptueshëm, të UE/USA ndërsa Serbia po. Serbia Votoi kundër Kosovës në KE gjë që në Marrveshje të Ohrit ishte supozuar që kishte një akord mbi ktë çështje ndërsa EU/USA urtë dhe pa asnjë koment. Nuk po kërkojmë që EU/USA të jenë me ne, ama me parimin e të së drejtës dhe barazisë. Serbia ka krah Rusinë për çdo pisllek që Serbia dëshiron të bëj dhe është e lirshme të luaje çdo lojë që i pëlqen. Me këtë llogjikë i bie që Serbia të mbajë nga topet si EU dhe USA-n. Kjo spjegon edhe faktin që kta dy entitete të mëdha, nuk është se iu intereson shumë mirëqënja e shqiptarëve, por vetem stabiliteti në rajon. Por nuk kuptoj se pse çmimin e paqes duhet ta paguajmë ne si shqiptarë dhe përfitimet e trazirave gjithmonë serbët në kurrizin tonë. Lind pyetja: a nuk kemi të drejtë të përfitojmë edhe ne dhe t'i futemi po të së njëjtës lojë të serbisë dhe ndoshta përfitojmë diçka edhe ne?

  • Gjergj: 29/05/2023 10:34

    Pèr herè tè parè, prej ditès sè krijimit tè shtetit, simbolet shtetèrore tè shtetit tè ri, valèviten mbi ndèrtesat e bashkive tè marra peng nga bandat serbe tè dirigjuara nga Beogradi. Kètè zhvillim, e solli politika e duarve tè pastra tè Kurtit. Koha e palaçove qè shesin interesin kombètar, ka mbaruar. Kètè zhvillim, "nuk ia falin" dot Albin Kurtit,,,tè shiturit e tjerè, qè nèn petkun e europianizmit fals, janè tè gatshèm tè flenè me mullixhinè Vuçiç. Qeverisja e hajdutève, ka frute tè çuditshme. Shihni realitetin tonè nè Shqipèri, dhe do kuptoni se çfarè politike kemi,,,atè shqiptare kombètare apo shfarosèse kombètare? Ymerèt,,janè daullexhinjtè nga provinca, qè na duhet ti durojmè. Lum ai qè ua di hallin dhe qesh me ta.!!!

    Përgjigju
  • Hasani: 29/05/2023 08:03

    Keta jane altoparlantet e Beogradit dhe Moskes i nderuar z. Ben

    Përgjigju
  • Beni: 28/05/2023 20:18

    Te lumte z.Mero Baze.Keshilli i ambasadorve te Berishes,eshte keshilli i servilve e i te paafteve,qe emrimin nga Berisha e kane fitue per ti sherbyer Berishes e jo Atdheut.DeklarTa e tyre eshte armiqesore.Turp e faqe e zeze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?