Edhe pse është propozuar si ambasador në Uashington nga Ilir Meta kur ishte Kryeministër, diplomati Fatos Tarifa është treguar shumë i ashpër me Presidentin aktual të vendit. Ai ka thënë se nuk e njeh Metën si president.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, ka qenë në Spotlight në Vizion Plus dhe ka thënë se presidenti Meta edhe ish-kryeministri Berisha janë të humbur. Ai u shpreh se këta dy figura politike dinë të bëjnë vetëm trazira.
“Mund të jetë çdo gjë, por jo fjala e një presidenti. Nuk ka asgjë presidenciale aty. Ai nuk është president. Madje unë e kam të vështirë që të flas për të, sepse disa muaj më parë, unë publikisht kam shpallur me një letër që i kam dërguar atij, që ‘unë nuk të njoh më, si presidentin e vendit tim’. Ka qenë një vendim jo i lehtë për tu marrë sepse Ilir Meta ka qenë kryeministri i qeverisë socialiste që më ka emëruar në Uashington ambasador. Meta dhe Berisha të dy janë të humbur. Dhe nuk e di, se si një president i rrëzuar nga Kushtetuesja, pa një autoritet moral, për të mos thënë pa një autoritet politik dhe Berisha është një person i padëshiruar nga aleati im kryesor. Çfarë mund të bëjnë këta të dy? Asgjë, veç trazirave, të cilat nuk i çojnë askund”, tha Tarifa.
Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Fatos Tarifa, në një letër publike në maj të këtij viti kërkoi dorëheqjen e presidentit, pasi i ka cilësuar ai alarmante deklarata e bëra nga kreu i shteti në mbrojtje të Sali Berishës i cili i shpall "non grata" nga SHBA.
Tarifa thotë se republika jonë s'mund të përfaqësohet nga një president si ai. Luftën e Metës ndaj SHBA Tarifa e quan një marrëzi. Si një shtetas shqiptar, që ka jetuar, studiuar dhe punuar për shumë vite me radhë në Shtetet e Bashkuara, Tarifa thotë se ndihet thellësisht i indinjuar që presidenti i kundërvihet Amerikës.
Z.Tarifa po tregon integritet.Edhe pse ishte Meta,ai qe e propozoi per ambasador,zoteria nuk eshte nje puthadores,sic u sollen disa nga gjykatesit qe u emeruan,ose u propozuan nga Meta e Berisha dhe qe me veprimet e tyre u dogjen nga Vetingu.
PërgjigjuNJERIU I MIRE DUKET QYSH NE FYTYRE...fatos tarifa je i nderuar dhe I respektuar....saliu dhe meta jane llumi I ketij kombi...
PërgjigjuQè Ilir Meta èshtè presidenti i Edi Ramès dhe jo i shqiptarève, nuk èshtè e nevojshme "tè na e sqarojè" hajduti Fatos Tarifa. Meta, Tarifa, jo faleminderit.
PërgjigjuKeta bukshal beri me jet Iliri tani i dalin kundra.Baza jane ate qe u bashkuan ne 2004 Ilir.Ti me ca muter si K Ziaj nga Vlora i perzure.Perfundimi ishte ai qe pam ne 2021
PërgjigjuGrat paskan shum deshir për lavdata kur po kaloj në shkallt e SOJIT po thon erdhea unë jam zoti ytë,qka dot bajm,pom mërdhen gazi,kur isha i ri ikshin nuset prej meje,tani npleqni po iku unë prej tyne,
Përgjigju