Politikë

Ish-deputeti i PD-së në Repolitix, Haklaj: Në 2017 ka pasur skenar për të vrarë Bashën, Berisha ishte në dijeni! Klosi: Ish-kryeministri faktor pengues për Rajonin

10 Nëntor 2021, 22:29| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 22:55

  • Share

Ish-deputeti i PD-së dhe ish-kryetari i PD-së në Tropojë, Azgan Haklaj thotë se në 2017 ka pasur një skenar për të vrarë Lulzim Bashën dhe Sali Berisha ka qenë në dijeni. I ftuar në emisionin Repolitix në Report Tv, duke u ndalur dhe tek zhvillimet në vendet e Rajonit në atë kohë dhe destabilizimin në politikat në shtetet fqinje, Haklaj risolli në vëmendje se në kohën e çadrës ka pasur skenar për vrasjen e Bashës. Haklaj tha se ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile në vend. Ndërsa sa i takon 'Foltores' së Berishës, Haklaj thotë se ai po mbledh gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon.

'Berisha e nisi 'Foltoren për të uzurpuar PD! Ka bërë 'grusht shteti' pasi po uzurpon opozitën. Do të mbledhë të gjithë ato që janë anti-amerikanë në Rajon. Keni parë ndonjë deklaratë të Berishë t'u bëj thirrje deputetëve shqiptare të parlamentit të Maqedonisë së Veriut. Se po del si patriot i madh! Të kthehemi në vitin 2017, kur kishim zgjedhje kishim të njëjtin skenar, arrestimi i Haradinajt në Francë, vrasja e mbetur në tentativë e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut dhe grushtin e shtetit në Malin e Zi si dhe vrasja e mbetur në tentative në 2017 e Lulzim Bashës, në kohën e çadrës, ka pasur një skenar, vetë Berisha ka qenë në dijeni. Ulja e Bashës me Ramën në 2017 shmangu luftën civile që mund të ndodhte në vend. Luftën civile e donin struktura të tjera. Basha e shmangu këtë problem shumë të madh, që ishte një problem i trazimit shqiptar.'- tha Haklaj.

Sali Berisha, tashmë i shpallur 'non grata' nga SHBA, i cili tha sot publikisht se synon që të kthehet si kryeministër i Shqipërisë, mund të bëhet faktor pengues për Rajonin dhe për Ballkanit Perëndimor. Kështu thotë ish kreu i SHISH, Fatos Klosi, i cili nënvizon tha se Berisha do t'u tregojë anëtarëve se është i ndershëm.

'Berisha është bërë faktor pengues, jo vetëm për Shqipërinë, por për Ballkanin Perëndimor për atë që duan të bëjnë SHBA në rajonin tonë. Ato duan shtete të stabilizuara, nuk duan probleme të brendshme, ku del Sali Berisha e thotë do të marrë drejtimin e PD-së. E kanë cilësuar si njeri të korruptuar me gjithë rrethin e tij, ai kërkon prova t'i çojë në Paris, nuk do të dalin. Ata nuk kanë pritur që ky të mbajë këtë qëndrim, ky nuk e ka me departamentin do t'u tregojë anëtarëve që e ndjekin nga pas se ai është i ndershëm. I ndershëm sa është do shohim ç'kanë ato zarfet brenda!'- tha Klosi.

Ora 21:51
Haklaj në Repolitix: Berisha duhet t'i dorëzonte firmat te Gazment Bardhi, i futën në kasafortë që të shtojnë numrin! Kuvendi s'e shkarkon dot Bashën

Sali Berisha nuk ka arritur që të mbledh dot firmat e 1/4 se delegatëve të Partisë Demokratike. Në këtë përfundim del ish-deputeti i PD-së dhe ish kryetari i PD-së për Tropojën Azgan Haklaj, i cili tha në emisionin Repolitix në Report Tv, se ai mund të ketë mbledhur vetëm firma anëtarësh, por jo të deleguarve. Haklaj tha se mbledhja e firmave nga ana e Berishës nuk është legale, pasi nëse do të ishte legale do të dilnin kryetarët e degëve në rrethe dhe t'i raportonin. Më tej Haklaj tha se kuvendi se shkarkon dot Bashën, pasi është votuar me votën 1 anëtare një votë.

'Ata nuk i kanë mbledhur 1/4 e delegatëve të PD-së. Ato kanë mbledhur firma anëtarësh të PD-së. Ata i futën në kasafortë me shpresën se gjatë kësaj periudhë të mblidhet edhe ndonjë firmë tjetër. Sipas meje është për të fshehur ngjarjet. Sot  tha rithemelimin e PD-së, por PD është e themeluar, ka miratuar statusin ku Berisha e ka mbaruar. Berisha ka shkelur nenin 47 se sekretari i përgjithshëm i PD-së merret me organizimin e PD-,së dhe është Gaz Bardhi.  Nëse mblidhen 1/4 e delegatëve të PD-së që kanë të drejtë ta thërrasin, i dorëzojnë tekst sekretari i Përgjithshëm. Pastaj kryetari i thërret Kuvendin sipas kërkesës së anëtarëve, firmat duhet të shkonin tek zyra e Gazment Bardhi. S'ka pasur mbledhje legale të firmave. Nëse ka pasur legale duhet të dilnin kryetarët e degëve të rretheve dhe t'i raportonin. Sepse ka një ndryshim shumë të madh nuk mund të dalësh në rrugë të mbledhësh firma, por të jenë të noterizuara. Ka zgjedhur kryetarin e Këshillit Kombëtar për të thënë se i çuam në këshillin Kombëtar, por i ka çuar në zyrën. Asgjë nuk thuhet për statutin. Ti duhet ta çosh në Këshillin Kombëtar i cili duhet ta votojë. Kugendi Kombëtar nuk e shkarkon dot, pasi është zgjedhur një anëtarë një votë. Berisha tha do ta shkarkojmë. Nuk voton Kuvendi për shkarkimin e Bashës. Shkarkohet vetëm nga anëtarësia pasi është votuar një anëtarë një votë. Ky Kuvend është blof. E shkarkoi Bashën publikisht.'- tha Haklaj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bukshkeles: 11/11/2021 00:56

    O azgan a ashte po i njejti sali qe i shtrengoje doren qe te vrau gjakun tend...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?