Ishin fshehur në dy çanta të zeza, gjenden 3 armë zjarri, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë në Qafë-Botë

20 Dhjetor 2021, 08:42| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 09:06

  • Share

Policia Kufitare në Qafë-Botë në Sarandë, ka sekuestruar në kufirin e gjelbër shqiptaro-grek, 3 armë zjarri.

Sipas policisë nga kontrolli i ushtruar në vendin e quajtur “Mesogun i Vogël” ka gjetur dy çanta të zeza në brendësi të të cilave kishte 2 kallashnikovë, 1 armë zjarri pistoletë, 2 granata dore me ndezës, si dhe 120 fishekë.

Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?